‘Pa shabllone dramatike’, regjisori pa meritë në krye të detyrës, ja çfarë thotë Endri Çela

21:39, 21/09/2024
A+ Aa A-

Ai është një asistent regjisor jo i zakonshëm. Endri Çela, regjisor dhe aktor vjen ndryshe me këtë rol në shfaqjen “Unë, Fojerbah”. Njeriu moskokëçarës, njeriu që ndodhet në skenë dhe teatër krejt rastësisht pa ndonjëfarë lidhjeje shpirtërore, njeriu që s’ka meritë, njeriu që kënaqet me fare pak, njeriu që rrëshqet me patina si për të treguar që asnjë nuk qëndron në ekuilibër, në këtë tablo pikturohet personazhi i Endri Çelës.

“Roli i asistent regjisorit në këtë shfaqje përfaqëson një brez të ri të artistëve që merren me teatër. Është një asistent regjisor i bindshëm ndaj regjisorit dhe këtu kemi të bëjmë me një regjisor që zgjedh teatrin post-dramatik, një regjisor, i cili nuk e do më aktorin të interpretojë një Hamlet apo një Makbeth apo diçka tjetër.

Regjisori në të cilën unë po punoj është një regjisor që e do aktorin ta marri nga rruga dhe kaq thjeshtë bëhet teatri për të, qoftë edhe teksti duhet të jetë thjeshtë si një pretekst, duhet të jetë një tekst i referuar nga realiteti, por nuk kemi pse vendosim një tekst tamam dramatik, të mirëfilltë dramatik në skenë. Pra është  një përfaqësim i një teatri post-dramatik, “pa shabllone dramatike” e përmend unë në shfaqje. Kështu që le të themi që ka qenë një përtypje e imja për të bërë një lloj teatri ndryshe, për të besuar një lloj zhanri tjetër të teatrit”, tha Endri Çela në “Odeon”.

Më shumë se sa një shfaqje teatrore, vepra shpërfaq deri në thellësi problematikat sociale, politike, kulturore të një vendi, duke i folur sigurisht edhe realitetit në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco