VIDEO/ ‘Unë, Fojerbahu”, Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

21:27, 21/09/2024
A+ Aa A-

Aktori Ervin Bejleri solli mrekullisht në skenë figurën e Fojerbahut. Ndonëse me një jetë të gjatë artistike, asistent regjisori e shpërfill atë, jo rrallëherë e trajton si një njeri të sëmurë, pa kuptuar se sa i rëndësishëm është për të teatri. Fojerbah lëngon për mënyrën se si e trajton e se si e sheh asistent regjisori figurën e tij, të aktorit, se si e percepton të ardhmen e teatrit e se me sa përçmim flet për vlerat e për të thellësishmen. Ervin Bejleri foli në “Odeon” për rëndësinë e shfaqjes, ndërsa përqas edhe fenomenin e përjashtimit të Fojerbahut me atë që ndodh sot në teatër.  

“Është një vepër që flet për aktorin, flet për skenën, flet për përplasjen e ideve por jo vetëm kaq, flet, është një vepër që flet për atë çfarë po ndodh sot në botë, atë çfarë po ndodh, jo vetëm për atë që po ndodh në skenat qoftë shqiptare, qoftë botërore por edhe për atë çfarë po ndodh në botë. Bota po transformohet dashje, pa dashje, në një cirk të madh me argëtime të shpejta pa kuptim, një botë pikërisht pa thellësi një botë e përcaktuar nga rrjetet sociale e nga gjithçka tjetër, paçka se në vepër nuk përmendet asgjë nga këto, por nënkuptohet një gjë e tillë. Nënkuptohet mes përplasjes së dy aktorëve të FOJERBAHU atij që luaj unë dhe atij që loz Endri Çela, asistentit, i cili siç kuptohet edhe në vepër është i marrë dhe është “aksidentalisht”  aty dhe i ka zënë vendin dikujt që vlen për atë gjë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri teatri, arti përgjithësisht fatkeqësisht po kthehet në një cirk, mesazhi i veprës është “kafshët nuk i takojnë skenës kafshët i takojnë cirkut, atje mund të lozin qentë brenda cirkut dhe mund të jenë të kënaqur, por teatri i përket atyre të cilët e ngulin thikën thellë brenda shpirtit të tyre dhe janë gati të vetësakrifikohen dhe të presin gjymtyrët e tyre” për këta është teatri. Rasti i këtij aktori që ka 7 vjet pa luajtur që regjisorët e shmangin dhe ndërkohë është një aktor i madh po ndodh edhe në Shqipëri, ndodh edhe këtu, në vendin tonë. Është fatkeqësi shumë e madhe, por që ne përpiqemi, mundohemi ti japim me sa fuqi kemi ato mesazhet tona dhe të mos rrimë pa reaguar e të mos rrimë pa bërë diçka qoftë në formën artistike që çfarëdolloj forme tjetër. Kështu që mendoj edhe vetë pjesa , imagjino që vepra është shkruar ë 1986, dhe  Tankred Dorst e ka ndjerë  këtë poblem që atëherë që bota po shkon drejt kësaj, fatkeqësisht, drejt këtij lloj zhvlerësimi të anës shpirtërore”, tha Bejleri.

Më tej, Bejleri tha se është e rëndëishme të kthejmë sytë nga e shkuara, nga arti i mirë për të vijuar rrugën drejt së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco