SYRI TV/ Magjia e 'Liqenit të Mjelmave' në Opera, Preljocaj sjell shfaqjen pranë së përditshmes

17:24, 21/09/2024
A+ Aa A-

 “Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor” hapi siparin mbrëmjen e së premtes me baletin magjik “Liqeni i Mjelmave”. Nën ushqëheqjen e koreografit shqiptarë me famë botërore Angjelin Preljocaj shfaqja e baletit erdhi më pranë njeriut nq kohët moderne.  

Mbrëmja e së premtes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u çel sipari i “Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor” me baletin  ‘Liqeni i Mjelmave’.

 

Përmes “Liqenit të Mjelmave” Çajkovski realizoi reformën rrënjësore të spektaklit baletor, duke këmbëngulur para së gjithash në ndryshimin e rolit të muzikës në balet.

Simfonizimi i saj në balet përfaqëson një nga elementët më të rëndësishëm të Çajkovskit në fushën e reformës. Rrugët e kësaj reforme janë analoge me ato të krijimtarisë operistike, ku formave tradicionale iu shtua mendimi i ri, i pasuruar, dramaturgjik.

“Liqeni i Mjelmave” nën korografinë e Angjelin Preljocajt mbërriti te shikuesi si një ndërthurje e baletit tradicional me atë bashkëkohor. Siç u shpreh dhe koreografi bazat janë thuajse të njëjta,  por  tanimë lëvizjet dhe mënyra e konceptimit erdhi më kontemporane dhe më e zhvilluar. E gjithë krijimtaria e re e Preljocajt bazohet në tri pika teksti, konteksti dhe preteksti. Teksti është koreografia, preteksti është tema që zgjedhoi ai, kurse konteksti epoka ku ne jetojmë çdo ditë. Shfaqja erdhi më pranë aktuales, natyrë dhe asaj që njerëzimi përjeton çdo ditë. , thotë koreografi

Drithmat e balerinëve në skenë teksa lëviznin me finesë nën ritmet e muzikës, i përqafoi publiku që ndoqi me kërshëri baletin për gati dy orë në ambientet e Operas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco