VIDEO/ 'Pikë uji' i Robert Budinës, regjisori: Jam ndierë i dhunuar, filmi thirrje për të liruar veten

21:00, 14/09/2024
A+ Aa A-

‘Pikë ujë’ produksioni i fundit filmik i regjisorit Robert Budina çel sezonin e ri të ‘ODEON’ emisionit të artit dhe kulturës në SYRI TV.

Filmi ka impresionuar publikun që e ndoqi me mjaft interes në Kinema ‘Millennium’, ndërsa regjisori Budina rrëfehet fill pasi shikuesit ndanë përshtypjet për prodhimin e tij filmik.

Një përmbledhje e shkurtër për ‘Pikë uji’

Një histori tronditëse që hyn deri në skutat më të thella të individit e të shoqërisë shqiptare. Një grua e quajtur Aida, funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit i duhet të luftojë pushtetin, pjesë e së cilit është për të mbrojtur të birin Markun, që akuzohet se ka kryer një përdhunim. Personazhit kompleks i krijohet situata të vështira, në rrekjet për të kërkuar drejtësi, në një sistem të korruptuar. E një ditë jeta e Aidës ndryshon katërcipërisht.

Mes dilemash, mendimesh që i mundojnë kokën e shpirtin, gruaja e fortë vizatohet nga skenaristja Doruntina Basha në shumëngjrësinë e realitetit, pa kufizuar koloritet e errëta, po dhe ato që ndriçojnë nën rrezet e diellit. Filmi prek dramën e ikjes së shqiptarëve nëpër botë, problemin e pazgjidhur të pronave, kontrollin e plotë të drejtësisë nga pushteti që shoqërohen dhe nga mosbesimin ndaj medias, konfliktet në çift dhe brejtja e ndërgjegjjes. Gjuha simbolike që ngacmon që në titull, i bën skenat të rrjedhin me një dinamikë të mrekullishme, ndërsa aktorët Gresa Pallaska që interpreton rolin e Aidës, Arben Bajraktaraj, i cili luan rolin e Ilirit, Adem Karagan nën petkun e Elvisit e Gerhard Koloneci në rolin e Benit shpërfaqin krejt natyrshëm karakteret e shoqërisë shqiptare.

Shikuesi mbetet i ngërthyer edhe pas përfundimit të filmit, ngase krijon perceptimin e një fundi të mundshëm, ndërsa filmi është një refleksion i thellë për të sotmen e sigurisht edhe për të nesërmen. Pas prezantimit të ‘Pikë Uji’ në kinema ‘Millennium’ do të ketë një tur në të gjithë kinematë e vendit, për të vijuar rrugëtimin edhe në kinematë e Ballkanit, Italisë ,Spanjës, Gjermanisë dhe Austrisë.

Në ‘ODEON’ Robert Budina tregon se si erdhi ngacmimi për realizimin e filmit. Regjisori pohon se ka qenë një shkëndijë e hershme ajo që ndriçoi zemrën e mendjen e tij për të sjell këtë produksion. Budina tha se është ndierë i dhunuar si qytetar dhe si kineast e ‘Pikë Ujë’ është dhe një formë për të çliruar veten, duke thënë disa të vërteta.

‘Në jetën time si qytetar kam pasur përballje të forta qoftë sociale, politike me njerëz që kanë pasur pushtet, por kam pasur edhe marrëdhënie mbrapa kuintave nga e cila unë kam kuptuar brenga e tyre të mëdha njerëzore, brejtjen që i bënë pushteti, mënyrën se si ata duhet ta fshehin dhe kostot e mëdha njerëzore që ata paguajnë, për të mbajtur atë pozitë që kanë në shoqëri. Kjo më ka shtyrë që të bëjë këtë histori nga e cila u përpoqa të mos merrem shumë siç përgjithësisht merren në Shqipëri me viktimën, por të merrem me ata që e shkaktojnë dhunën jo vetëm në kuptimin fizik të fjalës, po dhe dhunën psikologjike.

Me një lloj kuptimi shpesh e kam ndjerë veten të dhunuar, në shumë aspekte të jetës sime si profesionist, po dhe si qytetarë i thjeshtë dhe si me thënë ky krim ka qenë një krijim ka qenë një thirrje e brendshme, për të liruar veten, për të bërë një katarsis për të thënë disa të vërteta, për të thënë që unë ekzistoj.

Duke mos bërë këtë me hartë ka shumë mundësi që ti të biesh në ato ujërat e kompromisit dhe të zgjedhësh një rrugë, me të cilën unë nuk do të jetoja dot mirë, kështu që është një rrugë e vështirë, shumë eksituese, është e jashtëzakonshme kur ndjenë reagime si juaji që ishte shumë i i sinqertë, mënyra se si e shprehët, dhe për mua kjo është shumë më tepër se një çmim i madh, se shumë para që mund të vinin si rezultat i një vepre sepse në fund të ditës tregon që vepra është e duhura dhe që unë duhet ta vazhdojë këtë punë dhe të flas në këtë mënyrë’, tha Budina.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco