SYRI TV/ Xhino Musollari i jep jetë 'Marmelladov', regjisori: Vepra ngre pikëpyetje për shoqërinë

20:26, 04/09/2024
A+ Aa A-

 

Sezoni teatror çelet me veprën “Marmelladov” në Teatrin Metropol.

Pjesa e shkëputur nga novela e Fjodor Dostojeskit vë në qendër virtytet e humbura, ndersa i therret njerezimit per te rishikuar veprimet e tyre.

Aktoret premtojnë se do t’i dhurojnë publikut emocione te shumta.

SYRI TV

Sezoni teatror çelet me veprën “Marmelladov” në Teatrin Metropol. Pjesa e  shkëputur nga novela e Fjodor Dostojeskit vë në qendër jetën e një personazhi viktimë e vetes, ndërsa shfaqja në konceptimin regjisorial të Xhino Musollarit ka për qëllim të ngrejë pikëpyetje te shikuesit.

 

Një personazh kompleks, me një jetë që përthyehet në situata e gjendje gri. Me këtë ngjyresë vizatohet portreti i “Marmelladovit” që s’i shpëton destinit të pamëshirshëm, nxjerrë nga novela që mban të njëjtën emër pjesë e kryeveprës “Krim e ndëshkim” e Fydor Dostojevskit.

Regjisori Xhino Musollari sjell në Teatrin “METROPOL” pjesën teatrale, me qëllim që të ngrejë pikëpyetje te shikuesit.

 

Shfaqja kryeqëzon jetë e individëve të shoqërisë së shkuar, të sotmes dhe të nesërmes. Aktori Marius Dhrami mban peshën e rolit kryesor, që i bërtet njerëzimit për virtytet e humbura, ndërsa aktori Denardo Neziri vjen nën petkun e Raskolnikovit, mbinjeriut të pandreqshëm.

“Marmelladov” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol për katër netë, duke filluar nga data 4 shtator, ndërsa kasti i aktorëve premton t’i dhurojë publikut emocione të shumta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco