SYRI TV/ Në prag pensioni, Mesiti rregullon klarinetat: Pasioni ka nisur në fëmijëri, kur dëgjoja radio

15:12, 01/09/2024
A+ Aa A-

Një jetë si klarinetist, tashmë në prang pensioni Lalem Mesiti nuk heq dorë nga instrumenti muzikor.

Tashmë jo në luajtjen me instrument, por si axhustues  i tyre. Ai tregon pasionin që nisi në fëmijëri dhe vijon ende sot e kësaj dite.

SYRI TV

Lelem Mesiti, babai i tre fëmijëve, ka gjetur si mënyrën e vetme për të siguruar të ardhura për familjen e tij axhustimin e veglave muzikore.

Këtê profesion ai e kryen në ambjentet e banesës së tij,ku muzikantë nga e gjithë Shqipëria vijnë për të riparuar veglat e tyre muzikore.

Ai deklaron se me riparimet e klarinetave merret me kohë të plotë gjatë stinës së pranverës dhe verës,kur orkestrat ose "sazet" siç i quan ai,punojnë çdo ditë,ndërkohë që në muajt e tjerë të viti detyrohet të merret me hekurishte.

Mesiti flet edhe për traditën e sazeve,që-sipas tij-nuk do të zhduket asnjêherê,edhe pse në mes i janë futur tashmë Di Xhejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco