SYRI TV/ Korçë, nis Festivali i Komedisë, në natën e parë 'Vassa Zheleznova'

17:55, 29/08/2024
A+ Aa A-

 Ngriti siparin edicioni i 11-të i Koko Festë në Korçë. Në festivalin mbarë kombëtar të Komedisë, pritet të interpretohen disa shfaqje teatrale, ndërsa në natën e parë u hap me “Vassa Zheleznova” të teatrit “Andon Zako Çajupi” të qytetit juglindor.

SYRI TV

Koko Fest ka startuar mbrëmjen e së mërkurës në edicionine e 11- të të tij në qytetin juglindor të Korçës.

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ka çelur këtë edicion me trupën teatrale të Korçës shfaqjen "Vassa Zheleznova" të shkrimtarit rus Maksim Gorki, e cila vihet për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisori Enke Fezollari. Pjese e aktorëve të talentuar të Korçës iu bashkuan dhe aktorja shkodrane Rita Gjeka dhe aktori nga Tirana Urim Aliaj.

Sipas drejtores së Artit e Kukturës Korçë, Zamira Kita është shumë e lumtur që pikërisht Korça ka nisur këtë edicion me veprën e Gorkit e cila është punuar aq bukur nga regjisori i talentuar Fezollari.

Aktorja Rita Gjeka e cila është në rolin e një personazhi mashkulli tregon se është nje eksperiencë e re për të.

Ilda Pepi tregon emocionet ndërsa ndihet e lumtur që një nder rolet iu besua asaj nga regjisori.

Për 8 - të netë me radhe publiku artdashës korçar do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjet teatrale me komeditë më të bukura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco