Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Ju përbuzni popullin tonë, duke pretenduar se shqiptarët nuk janë asgjë më shumë se dele'/ Letra 'nervoze' e Skënderbeut për princin e Tarantos

'Ju përbuzni popullin tonë, duke pretenduar se shqiptarët nuk janë asgjë më shumë se dele'/ Letra 'nervoze' e Skënderbeut për princin e Tarantos

16:32, 22/08/2024
A+ Aa A-

Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të epirotëve dhe maqedonasve, me këto fjalë i drejtohet Gjergj Kastriot Skënderbeu princit të Tarantos në një letër aspak diplomatike dhe tepër 'nervoze' në stilin e të shkruarit, gjë që përforcon edhe autencitetin e saj.

Përkthyer nga origjinali:

"Për më tepër, ju përbuzni popullin tonë, duke pretenduar se shqiptarët nuk janë asgjë më shumë se dele, dhe sipas zakoneve tuaja na konsideroni vetëm me fyerje. Duket se nuk dini asgjë për origjinën e racës sonë. Të parët tanë ishin epirotët prej nga doli vetë Pirro, fuqinë e të cilit romakët mezi mundën t'i bënin ballë. Ata epirotët që me armët e tyre u nisën dhe pushtuan Taranton dhe pjesën më të madhe të Italisë.

Nuk ekziston asnjë sfidë për fuqinë e tyre nga tarentinët, një specie e njerëzish të lagësht të lindur vetëm për të kapur peshk.

Dhe duke qenë se ju e shpallni Shqipërinë pjesë të Maqedonisë, ju dhuroni edhe të parët tanë si fisnikë që shkuan deri në Indi me Aleksandrin e Madh, duke mundur të gjithë popujt që u dolën para me shumë lehtësi.

Image

Nga ata njerëz rrjedhin këta që ju i quani dele. Por natyra e gjërave nuk ka ndryshuar. Pse ia mbathin njerëzit tuaj nga delet?"

31 Tetor 1460. Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Marrë nga letra e Skënderbeut drejtuar princit Xhovani të Tarantos; Libri VI i Komentarëve të Papa Piut II.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco