Ndahet nga jeta aktori francez me famë botërore, Alain Delon

Ndahet nga jeta aktori francez me famë botërore, Alain Delon

08:15, 18/08/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori legjendar francez Alain Delon.

Lajmi për vdekjen e tij  njoftua nga tre fëmijët e tij mëngjesin e kësaj të diele, në një deklaratë të përbashkët për shtyp për AFP.

‘Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, kanë trishtimin e pamasë për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët e tij.

Familja e tij ju kërkon të respektoni privatësinë e tij, në këtë moment zie jashtëzakonisht të dhimbshëm’, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ikona e kinemasë franceze dhe ndërkombëtare pësoi një goditje në tru në 2019 dhe jetonte në pronën e tij në Douchy.

Ai e ka njohur vetminë që në fëmijërinë e hershme. I lindur në Sceaux në vitin 1935, Alain ishte vetëm katër vjeç kur prindërit e tij u divorcuan dhe ai iu  besua një familje kujdestare, babai i së cilës ishte roje burgu.

‘Sa njerëz e dinë që fëmijërinë e kam kaluar në burg? Të paktën në oborrin e burgut të Fresnes - babai im adoptues ishte roje - ku luaja me fëmijët e gardianëve të tjerë’, tha ai në një intervistë në 2015.

Në vitin 2019 Alain Delon mori një Palmë Nderi në Kanë, për të gjithë karrierën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco