VIDEO/ 'Nismë e Enver Hoxhës', Kulli: Ka pasur një 'ngutje' që në vitet '45 për ta deligjitimuar Fishtën

22:50, 23/07/2024
A+ Aa A-

Publicisti dhe botuesi Frano Kulli i ftuar në 'A Show' në Syri Tv me Adi Krastën, foli me gjatë për botimin e plotë i fjalorit të veprës së Fishtës, pas atij të pjesshëm botuar në vitin 1941 nga At Benedikt Dema.

Teksa renditi vlerat e një gjeniu të letrave shqipe, Kulli shtoi se ka pasur 'një ngutje' që në vitet 45 për ta deligjitimuar atë.

“Ka pasur nga ato që ja njihnin vlerat por në asnjë mënyrë nuk kishin guximin ta merrnin në mbrojtje” shtoi Kulli më tej. 

Në të vërtetë ai ka qenë i famshëm ndryshe prej shumë figurave të tjera të letrave shqipe, ai famën e vet e ka, pastaj përtej asaj ndërprejes shume të gjatë gjysëm shekullore, prapë se prapë ajo famë është ringritur pastaj.

Sigurisht se duke qenë prift, po të kishte fatin të ishte gjallë, sigurisht që do pësonte kalvarin që pësuan shumë të tjerë për shkak edhe të veprës së tij.

Mirëpo, historia e këtij raporti të regjimi me Fishtën është shumë specifike.

Ka pasur një ngutje që në vitet '45 për ta deligjitimuar.

Dhe kjo ka qenë nismë e Enver Hoxhës dhe një motiv shtesë ka qenë siç vërtetohet edhe një rekomandim i Jugosllavisë së asaj kohë, shumë e lidhur me udhëheqjen tonë.

Ka pasur nga ato që ja njihnin vlerat por në asnjë mënyrë nuk kishin guximin ta merrnin në mbrojtje etj etj.

Përzgjedhja e jonë si shtëpi botuese është ndalur pikërisht te këto personazhe, tek këto personalitete secili në fushën e vet për shkakun e njohjes shumë të mirë të letërsisë shqipe por dhe për shkak të elementëve gjuhësor që ju përmendët.

Ajo ndërprerja sigurisht që ka krijuar atë raportin e përmbysur të leximit të Fishtës, të autorit me lexuesin, sepse deri në vitet '40 , jo vetëm në veri, por ne kemi konsiderata të jashtëzakonshme të personazheve shumë të shquara të asaj kohe Poradeci, Konica, Xhuvani etj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco