SYRI TV/ Përkujtohet poliedriku Martin Camaj, Skënderi: Camaj të mbërrijë tek të rinjtë

15:42, 23/07/2024
A+ Aa A-

Poliedriku Martin Camaj është përkujtuar nga studiuesit me rastin e 99-vjetorit të lindjes.

Ndonëse vepra e tij është botuar, ana përmbajtësore e saj mbetet e padekodifikuar u shpreh shkrimtari Primo Shllaku, kurse botuesi Bujar Hudhri tha se 100 vjetori i lindjes së tij duhet t’i shërbejë shtetit që të ndërmarrë nisma për njohjen e autorit.

E domosdoshme është që Camaj të mbërrij tek të rinjtë pohoi dekania e Filologjikut Elsa Skënderi.   

Me rastin e 99-vjetorit të lindjes së poliedrikut  Martin Camaj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një simpozium  për nder të shumëngjyësisë së tij, veprimtarisë së ndritur në letrat shqipe.

Edhe pse vepra e shkrimtarit gjenialë ka njohur dritën e botimit, ana përmbajtësore e saj mbetet ende e pazbërthyer, ngase sipas shkrimtarit Primo Shllaku ai ka krijuar disa probleme:

Botuesi i autorit Bujar Hudhri u shpreh i keqardhur për mosnjohjen e Camajt përtej qarqeve letrare, ndërsa shtoi se 100 vjetori i lindjes së tij duhet të sensibilizojë shtetin për t’i dhënë vendin e merituar.

Në fjalën e saj zëvend dekania e Filologjikut tha se Martin Camaj duhet të mbërrijë tek të rinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco