‘Mik Festival‘, Opereta ‘Agimi‘ rikthehet në skenë 70 vjet nga premiera e saj

‘Mik Festival‘, Opereta ‘Agimi‘ rikthehet në skenë 70 vjet nga premiera e saj

13:10, 13/07/2024
A+ Aa A-

Opereta “Agimi” rikthehet në skenë 70 vjet nga premiera e saj, me iniciativë të sopranos Inva Mula në natën e dytë të edicionit te 7 të “Mik Festival”. Kjo rivënie bashkëkohore ne skene riktheu muzikën e realizuar nga Kristo Kono, duke ofruar një përvojë unike dhe të veçantë për publikun artdashës që e mirëpriti me shumë entuziazëm.

Ka qënë një punë e madhe për ta marrë përsipër këtë vepër, për ta rindërtuar, dixhitalizuar dhe për ta sjellë në një formë tepër origjinale, shfaqje që u ndoq me interes nga artdashësit në Korçë.

“Agimi” është opereta e parë në krijimtarinë shqiptare, e cila u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 nga kompozitori Kristo Kono “Artist i popullit”. Opereta, e ndarë në tre akte, përshkruan dashurinë dhe thelbi i veprës është pikërisht triumfi i dashurisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco