VIDEO SYRI TV/ Shfaqja ‘Hedhur’, protestë për realitetin, Spahiu: Institucionet t’u kushtojnë vëmendje

13:11, 12/07/2024
A+ Aa A-

Në skenën e Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit  u prezantua shfaqja ‘Hedhur’ një bashkëpunim mes trupës së aktorëve dhe personave me aftësi të veçanta. Vepra vë në pikëpyetje sistemin dhe shoqërinë, kurse drejtoresha e qendrës ‘Acipsn’ Fatma Spahiu u bëri thirrje institucioneve  që shfaqja të jetë si hapë i parë, ndaj vëmendjes që duhet për personat me aftësi të veçanta.

Nga SYRI TV

Në Teatrin ‘Skampa’ të Elbasanit është ngjitur në skenë shfaqja’ HEDHUR’, një bashkëpunim i trupës së aktorëve me personat me aftësi të veçanta.

Drejtoresha e qendrës ‘Acipsn’ Fatma Spahiu u bëri thirrje institucioneve  që shfaqja ‘Hedhur’ të jetë si hapë i parë, ndaj vëmendjes që duhet për personat me aftësi të veçanta.

Vepra që përqendrohet në një dramë të frymëzuar nga realiteti shqiptar vjen në formën e një protestoje për të ndryshuar të përditshmen, duke vënë në pikëpyetje sistemin dhe shoqërinë. Për regjisorin Arbër Jakllari integrimi i personave me aftësi ndryshe ka qenë synimi i këtij produksioni teatral me qëllim prezantimin e tyre në mënyrë dinjitoze.

Shfaqja ‘ Hedhur’ i dhuroi publikut emocione të veçanta. Trupa e aktorëve rroku ovacione të gjata nga shijuesit e teatrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco