Në një prej hapësirave të shtëpisë studio të shkrimtarit gjenialë të letrave shqipe Ismail Kadaresë u mbajt aktiviteti “Shkrimtari dhe koha e tij” moderuar nga Belfjore Qose, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve Stefan Çapaliku, Andreas Dushi dhe Dionis Prifti.
Procesi i krijimit të poezisë sipas autorit Stefan Çapaliku, duhet të jetë një akt sublim që përligj ekzistencën e krijuesit.
Njohja e mirë e letërsisë së traditës sjell padyshim një art novator, një letërsi novatore.
Autorët e rinj janë gjithmonë në rrekje për ta vështruar botën me të tjerë sy.
Organizimi u përmbyll me lexime, biseda të gjata e rrokje mendimesh mbi fuqinë që ka krijimi te njeriu i çdokohe.
© SYRI.net