Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

VIDEO-SYRI TV/ 'Skena e pavarur përballë institucioneve', Ema Andrea hap debatin: Bashkëpunim apo izolim

13:16, 10/07/2024
A+ Aa A-

Producentja e festivalit ‘Mediums’  hapi debatin ‘Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim’ me titullarë të institucioneve të kulturës, aktorë dhe të rinj. Aktiviteti u përmbyll me shfaqjen ‘ Heshtja’, që ishte pjesë e festivalit.

Nga SYRI TV

 ‘Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim’, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali. Aktorë profesionistë dhe studentë biseduan mbrëmjen e së martës për rreth dy orë për problematikat e artit në Shqipëri. Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj.

Trupat e lira apo iniciativat private vlerësohen si një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë sipas dekanit të fakultetit të arteve Milto Kutali.

Ai tha se përvoja e vendeve të tjera na tregon se trupat e lira ose skena private, kanë mbështetje të rëndësishme nga institucionet shtetërore. Kutali i këshillon të rinjtë që të guxojnë dhe të trokasin nëpër dyer papushim.

Pjesë e panelit, aktori i Teatrit Kombëtar Dritan Boriçi këshillon të rinjtë ti drejtohen skenës private si një mundësi e jashtëzakonshme për një udhëtim suksesi. Ai foli edhe për skenat komerciale të cilat nuk mund të jenë zgjidhja e parë për artistët e rinj, por jo më e mira.

Skena private profesionale është rruga që sipas tij, një artist i ri i sapodalë nga auditorët, duhet ta zgjedhë përballë skenës komerciale. Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha në fjalën e tij u ndal te mungesa e dramaturgjisë shqiptare.

Ai tha se drama shqipe nuk është prezente në repertorin e teatrove. Pas bisedës aktorët profesionistë dhe të rinjtë të shumtë të pranishëm, ndoqën shfaqjen ‘ Heshtja’, pjesë e festivalit MEDIUMS. Në këtë shfaqje performuan aktorët e teatrit Kombëtar Lulzim Zeqja dhe Krist Lleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco