13 vëllime poetike/ Krenar Zejno: Poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty...

22:29, 09/07/2024
A+ Aa A-

Krenar Zejno poet, shkrimtar, kurator dhe publikues, i ftuar në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv,  tregoi se lidhja e tij me poezinë është mjaft e fortë, çfarë ka sjellë në treg 13 vëllime të tilla.

‘Për mua poezia është e pashmangshme sepse kërkohet të mbërrihet, dhe ndoshta nuk është mbërritur as në vëllimin e 13-të’, sqaroi ai.

Por Zejnon, duket se poezia e dërgon tek kujtimet e mamasë, ku nuk mohoi lidhjen e shenjtë mes të dyjave.

Ndoshta poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty’, shton Zejno.

Për mua poezia është e pashmangshme sepse kërkohet të mbërrihet, dhe ndoshta nuk është mbërritur as në vëllimin e 13-të.

Pastaj, ajo bëhet motorrikë e jetës, në kuptimin që gjithë jetë devijohet dhe shkon në këtë shtrat, që mund të mos jetë shtrati natyral i jetës.

Por të rrëmben në atë rrymë dhe më pas nuk ka më kalkulime.

Mund të ndaloj dhe sot... ndërkohë i kam bërë dhe tentativat me veten që të mos shkruaj më edhe fare, një varësi nga këto të rëndat.

Janë shumë vite dhe krijohet ai lloj regjimi që nuk i shpëtohet dhe ndoshta as nuk ka pse i shpëtohet.

Ndoshta poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty, 'çapat' e nënës janë ende aty... ku janë librat, galeria...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco