VIDEO/ Inva Mula për ‘Mik Festival’: Thyejmë barrierën e një muzike elitare me publikun

21:33, 06/07/2024
A+ Aa A-

Në skenën madhështore tek Poli i Jugut në Drenovë, sopranoja Inva Mula do të prezantojë romantikët e muzikës franceze, përmes një rrëfimi mjeshtëror për të ndriçuar mendjen e pjesëmarrësve, miqve të ‘MIK Festival’ me dimensionin historik, përcjellë kjo në një formë që do zgjojë kërshërinë e publikut për të mësuar më tepër.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Ditën e tretë përkatësisht më datë 13, ju në Drenovë prezantoni romantikët e muzikës franceze, shumë të rëndësishëm ata për kontributin dhe për gjurmët që kanë lënë në muzikën franceze patjetër, po dhe botërore. Ju keni menduar që të keni dhe një publik aktiv apo jo. Keni dashur t'i ngacmoni ata përmes rrëfimeve. Si do të vijnë ato? Si do të vijë Inva në këtë MIK Festival?

Inva Mula: Siç e shihni unë kam shumë qejf të tregoj. Tregimet janë ato që lidhin ngjarjet, janë ato që frymëzojnë dhe gjithmonë i shikoj koncertet e sotme të muzikës klasike i shikoj si rrëfime. Ne duhet ta thyejmë atë barrierën e një muzike elitare me publikun, po barriera thyhet në radhë të parë me interpretime dinjitoze dhe me mënyrën se si ti ia prezanton publikut.

Aty ka vepra të jashtëzakonshme dhe unë doja të lidhja, të krijoja disa blloqe të historive më të bukura për këto vepra që do të luhen. Aty do të luhet edhe uvertura e Operas Carmen, do luhet edhe aria kryesore Habanera po këto janë vepra botërore, të cilat janë në majën e piramidës, janë në piedestal të muzikës klasike. Jo që publiku nuk i njeh, por unë dua dhe një publik të ri, se aty në një fushë të Drenovës do jetë koncerti.

Dua të jetë çdo njeri që të kuptojë pse është bërë kaq e fuqishme, pse Opera Carmen është Opera më e luajtur në botë. Në qoftë se do bëheshin statistikat e sa herë janë luajtur veprat operistike botërore, numrin e parë e ka Opera Carmen. Do flitet atje për një nga veprat më të bukura që është ‘Meditation’ i Jules Massenet të gjithë e njohim.

Ka shumë njerëz në publik që i njohin meloditë dhe nuk dinë kush është lidhja e Operas me veprën. Është pastaj një nga duetet më të bukura të Operas ‘La Camel’ që nuk është luajtur asnjëherë në Shqipëri. Dueti i luleve po ta dëgjojmë është në çdo publicitet internacional dhe ne nuk e dimë që vjen nga kjo Opera.

Janë vepra kaq të luajtura e të stërluajtura që kanë hyrë tashmë në repertorin që njeriu i dëgjon dhe nuk e di nga vjen kjo vepër. Doja të kishim një gërshetim të tillë të rrëfimit edhe të muzikës në skenë.

Në këtë edicion ‘MIK Festival’ jo vetëm që përkujton figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës shqiptare, por bënë bashkë dhe artistët e sotëm që e përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë jashtë përmes veprimtarisë së tyre, duke shkëlqyer në fusha të ndryshme. 

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco