VIDEO/ ‘MIK Festival’ rizgjon operetën ‘Agimi’, Inva Mula: E ngjisim në skenë pas 70 vitesh

21:31, 06/07/2024
A+ Aa A-

‘MIK Festival’ shpluhuros historinë e muzikës operistike në një mënyrë krejt të veçantë. Stafi i organizatorëve së bashku me themeluesen Inva Mula do të sjellin natën e tretë të ngjarjes kulturore në skenën e Teatrit Andon Zako Çajupi operetën e parë shqiptare ‘Agimi’, 70 vite nga vënia e parë e saj në teatro.

Inva Mula: ‘Kjo operetë ka vënë gurin themelor, gurin e parë të muzikës vokale skenike në formën e një operete. Ideja ka qenë e një prej bashkëpunëtorëve të mi më të ngushtë Aleks Suliotit, i cili ka shumë kujtime, ngase gjyshi i tij kaq qenë interpretuesi i parë i rolit të Sokolit në operetën ‘Agimi’ dhe ma propozoi.

Unë e dëgjova dhe më pëlqeu shumë ideja që ne ta risjellim mbas 70 vjetësh. Është opereta që është shkruar në vitin 1954, si dhuratë në 10 vjetorin e Çlirimit. Fatkeqësisht te ne mungojnë arkivat, partiturat e vërteta, të cilat janë Bibla kryesore për ta çuar një vepër përpara. Pra, ishte një punë kolosale për ta marrë veprën, për të gërmuar, për ta ndërtuar, për të digjitalizuar.

Vepra ka qenë e shkuar me laps e me kalem dhe ka pasur shumë korrigjime, shumë numra që mungonin. Është bërë si një punë arkeologjike. Janë mbledhur copëza nga e kaluara për t'u ngjitur me njëra-tjetrën. Sigurisht, vepra duhej formatuar jo vetëm në aspektin letrar, po dhe në aspektin muzikor.

Janë vepra të cilat janë shkuar në një epokë të caktuar. Ajo që është thelbi i veprës është triumfi i dashurisë. Kemi tre çifte, tre të rinj që dashurohen me njëri-tjetrin dhe gjatë veprës i shfaqin dashurinë njëri-tjetrit dhe janë gjithmonë vajzat. Ky është një emancipim, që s'e besoj se ka qenë një emancipim në 10 - vjetorin e Çlirimit të vet shoqërisë, se kjo e fundit e dimë që edhe sot ka problematika të emancipimit të gruas. Mendoj që ka qenë një emancipim i vet karakterit të femrës shqiptare, e cila ka pasur gjithmonë diçka për të thënë në ADN-në e saj’, tha sopranoja ‘Odeon’.

Grupi që e solli për herë të parë në skenë ishte amatorë, megjithatë operata është përshatur mrekullisht me ditët e sotme falë punës që është për digjitalizimin e fotografive të vjetra, ndërsa kasti i të rinjve do të interpretoj historinë e dashurisë së tre të rinjve. Kohë e mbrapshtë për Shqipërinë që jetonte sistemin famëkeq diktatorial, por vepra e tejkalon gjithçka ngjette ato vite, ngase në fund triumfon dashuria. ‘Agimi’ që ka kuptimin  dritës e të rilindjes tregon dhe anën e fuqisë së gruas shqiptare për të shprehur ndjeshmëritë e thella.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco