SYRI TV/ 'MIK Festival' ngjarja kulturore 7-vjeçare, Inva Mula shpluhros operetën 'Agimi' pas 70 vitesh

17:41, 05/07/2024
A+ Aa A-

 

“MIK Festival” rikthehet këtë vit të shtatë të organizimit me një edicion special në Korçë, që shpluhros historinë e operetës “Agimi” në 70-vjetorin e vënnies për herë të parë në skenë.

Teatri Andon Zako Çajupi do të rrok muzikën dhe fuqinë e veprës madhështore që rilind në një formë krejt unikale nga puna e sopranos Inva Mula dhe stafi përgatitor i “MIK FESTIVAL”.

Rrugëtimi i eventit që do të çelet me pianistin Red Radoja në ambientet e Teatrit, për t’u zhvendosur në Hanin e Pazarit me tingujt ee trios nga Maqedonia e Veriut e më tej në Drenovë, ku sopranoja do të prezantojë romantikët e muzikës franceze përmes një rrëfimi, për të përmbyllur ngjarjen kulturore në oborrin e Kishës së Shën Kollit në Voskopojë, në të cilën bashkohet shpirti, muzika dhe mjeshtëria e punës së dorës.

“MIK FESTIVAL” është kthyer në një ngjarje kulturore traditë, me synimin për të ndriçuar mendjen e zemrat e dashamirësve të artit me shije të lartë estetike, e për t’i kthyer vëmendjen e merituar muzikës klasike shqiptare. Organizimi i sivjetshëm nis fillon më dt 11 Korrik e përfundon më 14 Korrik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco