Vdekja e Kadaresë/ Viola Isufaj tregon pse nuk e quan 'ikje' vdekjen e shkrimtarit të madh

14:00, 02/07/2024
A+ Aa A-

Viola Isufaj studiuese letërsie, në një intervistë me gazetaren Egla Xhemali, në Syri Tv, ndau me shikuesit përshtypjet e para për humbjen e Ismail Kadaresë.

Isufaj u shpreh ndër të tjera se ka zgjedhur të mos e quajë 'humbje apo ikje' largimin e tij nga jeta, pasi mendon se talente dhe figura të tilla ngelen gjithmonë mes nesh me veprat që lënë pas.

Unë mendoj në perceptimin tIm që kjo nuk është një ikje apo një humbje, si pjesa dërrmuese e ikjeve të artistëve e shkrimtarëve shqiptarë dhe emrave të shquar, mendoj që sigurisht është mirë që shteti i bën homazhet atributet e thella për këtë shkrimtar përfaqësues të letërsisë shqipe, këtu dhe në botë.

Por nga ana tjetër, në shpirtrat tanë vendin e ka zënë nderimi i madh, vlerësimi për veprën e tij në shoqërinë dhe letërsinë shqiptare e pse jo , dhe në atë botërore.

Është një shkrimtar i cili e ka kryer misionin e tij.

E ka kryer veprën e tij të plotë për fat të mirë, ka kryer dhe biseda me njerëz të shquar të letrave botërore, kështu që në një mënyrë a në një tjetër, ne pyesim vete: A është apo jo kjo një ikje?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco