SYRI TV/ 'Iu bë vrasje politike', lamtumirë poetit Agim Doçi

14:53, 25/06/2024
A+ Aa A-

Poetit dhe autorit të qindra vargjeve dhe teksteve të këngëve Agim Doçit iu dha lamtumira në një ceremoni homazhesh realizuar nga familjarët e miqtë e afërt.

Yllka Doçi e zhgënjyer thellë nga mungesa e vëmendjes së institucioneve shtetërore tha se të shoqit i bën vrasje politike, ndërsa Edmond Zhulali, Çun Lajçi dhe Aulon

Kalaja folën për veprimtarinë e tij, duke e cilësuar si turp mosangazhimin e instancave shtetërore për t’i realizuar një përcjellje dinjitoze poetit të shumëdashur.

Figura e ndritshme e poezisë dhe teksteve të këngëve shqiptare, Agim Doçi është përcjellë me dhimbje të thellë nga familjarë, kolegë e bashkëpuntorë për në përtejbotë.

I cilësuar si një nga penat më të veçanta të poezisë, me 3000 vargje e tekste këngësh e ndër mendjet më të ndritura, Agim Doçi u njoh për shpirtin e lirë e të pakompromistë, ndaj sot u largua pa zhurmën e merituar e pa vëmendjen e intitucioneve shtetërore, të cilat munguan në ceremoninë e homazheve. Yllka Doçi, bashkëshortja u shpreh e trishtuar, ngase të shoqit sipas saj i bën vrasje politike.

Kritikë ndaj institucioneve shtetërore sidomos për artin dhe kulturën, Agim Doçi qe shembulli më i mirë i intelektualit që luftoi deri ditën e fundit që zëri ti dëgjohej, ndërsa miqtë e ngushtë i japin lamtumirën poetit, duke përjetuar trishtim edhe për harresën e instancave të larta.

Trupi do të prehet në varrezat e "Tufinës", ndërsa shpirti i Agim Doçit do të gjallojë për sa kohë njerëzimi do t'i dojë veprën në letërsi e muzikë, si dëshmi e një njeriu që bëri histori në kulturën shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco