VIDEO/ Edmond Topi në ‘Odeon’: Kineastët, frikë për konkurim me jurinë e pamanipulueshme

21:36, 22/06/2024
A+ Aa A-

Interesin e munguar të kineastëve shqiptarë për t'u bërë pjesë e festivalit ‘Dea Open Air’, Edmond Topi e lidh me drojen e tyre për të qenë në garë me produksione cilësore filmike nga anekënd botës. Producenti dhe themeluesi i festivalit thotë se juria është e pamanipuluar, kësaj i qëndrojnë larg kineastët shqiptarë.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Çdo vit, gjithmonë e më tepër flitet për një largim të kineastëve shqiptarë apo le të themi një droje për të sjellë produksione filmike, sidomos në festivale filmike që ndodhin në vend. Më vijnë shumë shembuj të tillë, megjithatë vjet në konferencëkur parashtruat risitë e edicionit, unë ju kam bërë një pyetje...

Edmond Topi: Është sërish e njëjta përgjigje.

Egla Xhemalaj: Për produksionet shqiptare, sa mbërrijnë ato në festivalin ‘Dea Open Air’ edhe pse kanë një farë ngurrimi kineastët shqiptarë për të konkurruar në festivale kaq të rëndësishme, pasi ‘Dea Open Air’ nuk është thjeshtë një emër, ka një përmbajtje shumë të qenësishme.

Edmond Topi: Unë jam vet kineast dhe do ta kisha të vështirë të flisja për kolegët. Unë nuk hyj te diplomatët në mënyrë absolute, por sidoqoftë një vizë të kuqe që nuk do të preket në pikëpamje etike do të jetë. Po e trajoj në mënyrë të përgjithshme. Unë nuk e di se sa i madh është festivali ‘Dea’, por festivalet maten nga programi, nga të ftuarit dhe nga juritë. Ne kemi një juri prej pesë antarësh, por flasim për filmin fikshin. Ne kemi në mënyrë taksative tre drejtorë festivalesh dhe nëse nuk është një drejtorë atëherë është një kienastë me shumë përvojë, një producent siç kishim sivjet nga Gjermania, nga Spanja, nga Italia. Pra, selektimi dhe gjykimi i filmave është shumë i fortë. Për fatin tonë të mirë dhe të keq të disa kineastëve të tjerë ne dhe programin e kemi shumë të mirë. Ne marrim produksione filmike shumë të mira, të vendeve të njohura të kinemasë. Ne kemi

filma francezë, ne kemi filma italiane, filma suedezë, spanjollë, amerikanë etj që do të thotë unë besoj se arsyeja që nuk kemi filma shqiptarë në kompeticion është droja që kanë kineastët, mbase me shumë të drejtë që të konkurrojnë me këtë cilësi filmash dhe me këtë juri, e cila është e pamanipulueshme. Këtë po ua them me një milionë përqind. Nuk ka asnjë  rast apo në atë rast që juria është e manipuluar.

Egla Xhemalaj: Ju thoni që për shkak të pakteve të munguara bëhet kjo lloj diference.

Edmond Topi: Unë kështu mendoj. Nuk është ndonjë krim. Njeriu i mat forcat. Unë në optikën time, me dëshirën time do ta kisha futur filmin nëse do kisha film për ta çuar në festival dhe do shihja që festivali ka prurje shumë të mira. Vet ndjesia që ti konkurron me filma që kanë marrë çmime të mëdha apo me konkurrentë për Oscar si filmi i vitit të kaluar, unë do ta ndjeja veten të nderuar. Jo të gjithë e mendojnë kështu. Dikatura na ka mësuar që ne jemi qendra e botës, kudo ku shkojmë fitojmë. Kjo ka dhe një arsye tjetër. Qendra jonë e filmit deri tani ka ndryshuar menaxhmenti dhe shpresoj që ju nuk do ta hiqni këtë që po them, që të mos futem në luftë, unë shpresoj që menaxhmenti i ri të ketë një optikë tjetër për sistemin e kinemasë dhe për vlerësimin. Menaxhmenti që ka qenë deri tani i vlerësonte filmat në bazë të çmimeve që merreshin në festivale. Në fakt, filmi bëhet për spektatorët. Filmi nuk bëhet për festivalet, filmi financohet nga lekët e taksapaguesve dhe duhet të shikohet nga ata. Nëse merre edhe çmime është një bonos, por sistemi kryesor i vlerësimit është shikimi. Natyrisht kundërshtuesit do të hidheshin përpjetë e do të thonin, po filmi i atij dhe janë ca që mbushin stadiumet me filma, kuptohet që ato nuk janë filma.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco