syri

SYRI TV/ Agim Doçi në gjendje të rëndë në spital, poeti shqiptar pëson goditje cerebrale

17:04, 22/06/2024
A+ Aa A-

 

Poeti dhe autori i njohur i këngëve shqiptare Agim Doçi ndodhet në spital si pasojë e një goditjeje cerebrale.

Lajmin e konfirmoi për Syri Tv, kompozitori dhe tekstshkruesi Edmonnd Zhulali.

Syri Tv uron shërim sa më të shpejtë të poetit. 

SYRI TV

Një nga zërat më të veçantë të poezisë dhe autori i njohur i këngëve Agim Doçi ka pësuar një goditje cerebrale.

Figura e rëndësishme e artit dhe kulturës shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Lajmin e ka konfirmuar për Syri Tv miku i afërt i autorit kompozitori dhe tekstshkruesi Edmond Zhulali.

Doçi është nisur me urgjencë drejt spitalit mbëmjen e së premtes, ku ndodhet në reaminacion. Gjendja sipas mikut të tij paraqitet kritike.

Agim Doçi personazh kontrovers, i guximshëm, i njohur si njeriu që flet hapur për shumëçka që nuk kursen as kritikat e as lëvdatat ka ditur t’u bëj ballë sistemeve.

Ndonëse rregjimi e dënoi duke e caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Doçi u përfshi fuqimisht në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës.

Mund të përmendim këngë shumë të njohura si "Marrshi i UCK-së", "A vritet pafajsia".

Ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'.

Syri Televizion uron shërim të shpejtë të poetit Agim Doçi dhe rikthim sa më parë në krijimtari.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco