VIDEO/ Shikuesit shqiptarë të prirur drejt filmave të huaj, Ilir Butka: Gjynah që një kineast shqiptarë...

21:37, 15/06/2024
A+ Aa A-

Një çështje tjetër e diskutuar në emisionin ‘Odeon’ në Syri Tv ishte ajo e përzgjedhjes së produksioneve filmike ngase shikuesi shqiptar është i prirur të ndjek në kinema një film të huaj, pasi nuk i beson një filmi të prodhuar e të realizuar në Shqipëri. Kjo sipas kineastit Ilir Butka ka një sërë faktorësh, nga të cilët kryesorë mbetet ai i promocionit, i cili mungon për prodhimet vendase.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Dua të udhëtojmë pak drejtë filmit, më pëlqejnë këto udhëtimet e herëpashershme dhe më bëhet shumë qejfi që jetoni mes tre pasionesh, tre dashurish të mëdha një trinom perfektë për një artist. Ju keni drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë keni kontribuuar aty. Zoti Butka herë pas here sidomos në kinematë shqiptare, në ato hapësira që kemi ne për të parë filma publiku shpeshherë ka një lloj droje sa i përket prduksioneve filmike shqiptare. Ka produksione filmike shqiptare, mase nuk janë të konsiderueshëm në numër, megjithatë ka prurje. Kur shkon një shqiptar në një kinema të caktuar, në kryeqytet gjithmonë predispozitën për të parë një film e ka të zgjedhë një të huaj, zakonisht në film anglez apo amerikanë. Këto janë shijet më të spikatura të shikuesve. Si i keni parë ju duke e njohur më imtësisht, keni qenë brenda tij.

Ilir Butka: Filmi është një medium më impenjativ se piktura, në askeptin e shikuesit po flas. Një shikues shikon një ekspozitë, është dera e hapur e ekspozitës, hyn nuk është i detyruar të paguajë asgjë. Shikon pesë minuta. Nëse i intereson mund të rri më gjatë. Merr katalogun del dhe ikën. Filmi kërkon të paguash një biletë, shpeshherë të rrish edhe në radhë për ta blerë atë biletë, pastaj do paguash edhe ca kokoshka, pastaj do ulesh me ata të tjerët që hanë kokoshka. Do durosh edhe stresin  përtypjes së tyre. Do qëndrosh, do t’i dedikosh dy orë, s’del dot kaq kollaj.

Egla Xhemalaj: Saç mund të dalësh nga një ekspozitë.

Ilir Butka: Ti je ulur, do ta programosh kohën tënde. Do thuash dy orë do t’i dedikoj, të pëlqen apo s’të pëlqen filmi. Ka dhe raste kur ngrihesh dhe ikën, por duhet të jetë shumë i papëlqyeshëm filmi. Ti duhet të shohësh nj film, i cili në një farë mënyre të ka ngacmuar nëpërmjet promocionit që ke parë të ka bombarduar në një farë aspekti . Kush është në gjendje që ta bëjë të gjithë këtë? Një film amerikanë e ka më të lehtë sepse një e treta e prodhimit të tyre është e dedikuar promocionit. Filmat amerikanë ne i shohim që në momentin që ata kanë filluar të realizohen sepse dalin artikujt që thonë po realizohet ky film me këta aktorë, domethënë ka filluar promocioni për ta. Jemi totalisht në çdo moment kur hapim internetin çdo gjë, ne jemi të informuar. Mirë apo keq ne e dimë çfarë po ndodh, çfarë tha, çfarë bëri, çfarë fotoje ka nxjerrë. Në një farë mënyre jemi të bombarduar. Këtë informacion nuk kemi mundësi për ta marrë për filmat shqiptarë. Nuk kemi as financimin e duhur, as njerëzit e duhur, as mjetet e duhura, as konceptin për ta bërë këtë gjë. Ne na ka munguar përjetësisht kjo gjë. Duke qenë se ne nuk e marrim këtë informacion paraprak, pasi është realizuar filmi prapë kemi atë mungesën e predispozitës për të parë një film pak të lakuar, pak të përmendur, pak të promovuar përballë një filmi super të promovuar. Tundimi është këtë dy orësh ku do ta harxhoj, këtu apo këtu.

Egla Xhemalaj: Dhe zakonisht tundimi shkon tek i pari.

Ilir Butka: Kemi dhe këtë lloj koncepti që na është shtresëzuar tashmë, që filmat shqiptarë nuk janë të mirë, që nuk na ndahet, pavarësisht se shpeshherë ata që e thonë këtë gjë nuk i kanë parë filmat shqiptarë, dhe jemi totalisht të humbur. Gjynah që një kineast shqiptarë harxhon energji të pashtershme jo për të bërë filmin, po për të gjetur fondet për të realizuar këtë film.

Egla Xhemalaj: Që është shumë e mundimshme.

Ilir Butka: Është një fazë e tmerrshme. E vetmja mundësi për filmat shqiptarë kush mbetet që të tërheqë sadopak vëmendjen e shikuesit? Të fitojë një çmimi ndërkombëtar. Vetëm duke fituar një çmim ndërkombëtar përdoret herë pas here kjo që ti tërheqësh vëmendjen shqiptarëve, e ti thuash shihe se ka fituar një çmim Oscar. Që në këtë moment përpiqemi të abuzojmë pak me mungesën e gjithë asaj faze të rëndësishme që është promocioni. Përpiqemi me një element të vetëm me një çmim ndërkombëtar të kalojmë një fazë. Pra, që kur e prodhojmë filmin duke qenë se këtu nuk ka gjasa që të kemi nj sistem distribucioni, duke mos patur asnjë sistem vlerësimi brenda për brenda vendit asnjë mundësi që suksesin ta kthejmë në vëmendje, qoftë edhe në të ardhura. E vetmja formë për kineastës shqiptarë është ta çojnë jashtë produktin e tyre.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco