VIDEO SYRI TV/ Promovohet 'Eposi i Bjeshkëve të Lumës', libri rrëfen jetën e Lumës në shekuj

13:19, 14/06/2024
A+ Aa A-

Promovohet libri ‘Eposi i Bjeshkëve të Lumës’ me autor Petrit Palushit. Në libër hidhet dritë mbi lashtësinë e jetës së banorëve të Lumës. Rëndësia e tregimeve qëndron për shkak të origjinalitetit dhe unikalitetit që është përcjellë me mjeshtëri nga autori.

Nga SYRI TV

Promovohet libri me legjenda t’rrëfyeme ‘Eposi i bjeshkëve të Lumës’ të autorit të mirënjohur kuksian, Petrit Palushi.

Legjendat në libër hedhin dritë mbi lashtësinë e jetës së banorëve të Lumës. Rëndësia e tyre qëndron pikërisht te origjinaliteti dhe unikaliteti. Petrit Palushi arriti të mbledhë pasurinë e krijuesit tonë popullorë për t’ia përcjellë brezit të ri!

Piktori Bib Frrokaj duke u frymëzuar nga këto legjenda hapi edhe ekspozitën e tij në korridorin e pallatit të kulturës ‘Hasan Prishtina’.

Ky libër vjen i përkthyer edhe në gjuhën angleze nga përkthyesi Hekuran Koka.

60 legjendat janë të rrëfyera në dialektin geg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco