VIDEO/ ’Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor’ për herë të parë në Durrës, Gripshi zbulon detajet

21:26, 11/05/2024
A+ Aa A-

Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore të vitit 2024 do të jetë mbajtja për herë të parë e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në qytetin e Durrësit. Ideator e kuratori i saj do të jetë vet artisti dhe historiani i artit Oltsen Gripshi, i cili bënë bashkë artistë të arteve pamore nga 13 vende të botës. Lajmin e shumëpritur nga shijuesit e artit e bëri me dije në ‘Odeon’ në Syri Tv. Profesori tregoi detajet e organizimit, ndërsa zbuloi dhe temën që do të mbajë ky edicion. 

‘Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor’  të Durrësit është bienalja e parë që rrok frymën e artit bashkëkohor, pasi bienale të tjera padyshim që në Shqipëri janë realizuar. Ka qenë Bienalja e Tiranës që është zhvilluar në disa edicione, fatkeqësisht u mbyll, ka pasur bienale të tjera të cilat kanë vijuar aktivitetin e tyre, por të përqëndruara në Artin Bashkëkohor për të sjell gjurmën e kohës, të së tashmes në të cilën jetojmë, pra të fenomenologjisë së bashkëkohësisë. Jam shumë i lumtur që kjo bienale tashmë ka marrë udhën e saj. Do të zhvillohet nga dt 5 Tetor deri më datë 24 Nëntor të këtij viti. Do të mbahet në Durrës, është një bienale ndërkombëtare. Tema e bienales është ‘Inteligjenca artificiale dhe e ardhmja hibride’. Jemi në një fazë thuajse reklamimi drejt njohjes të atij aktiviteti. Janë 13 shtete që marrin pjesë. Bienalja është organizuar në mënyrë të atillë në pavione kombëtare, secili shtet përfaqësohet nga artisti përkatës. Të gjithë artistët interpretojnë temën, që bëra me dije mësipër, për të rrekur e për të bashkebiseduar me të vërtetën e së tashmes. Tashmë ne jetojmë në një botë virtuale, në një botë teknologjike të përparuar. Për më tepër artisti është pararojë e reflektimit të çfarëdolloj sistemi politik, social, ekonomik, kulturor padyshim artisti bashkëkohor merr këtë rëndësi qëndrore dhe padyshim bienalja do të jetë një ngjarje për vitin 2024. Durrësi është kaq pranë e është kaq larg njëkohësisht skenës kombëtare të të gjitha arteve, jo vetëm të artit pamor. Të qenurit pranë kryeqytetit e bënë që të mbetet deri diku në heshtje, në hije sepse gjithë skena kulturore është e përqëndruar në Tiranë. Sigurisht nuk është mirë, Tirana nuk është Shqipëria. Shqipëria është Shqipëria dhe është e përbërë nga Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Elbasani dhe shumë qytete të tjera edhe Fieri padyshim dhe si i atillë do të duhet të ketë një lloj shpërndarjeje. Kjo bienale është menduar që t’i kthejë Durrësit vëmendjen e duhur, të merituar padyshim. Është qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit.      

Kujtojmë se Gripshi është një nga artistët që e ka shndërruar dhimbjen në art. Ekspozitat e Gripshit i janë dedikuar qenies njerëzore në çdo rrafsh e dimension. Përgjatë rrëfimit në ‘Odeon’ Gripshi tha se familja është një burim i pashtershëm dashurie e se prej saj ngjizen shkëndijat e para të gjithçkaje, natyrisht edhe të artit.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco