VIDEO/ Vuajtën në lëkurë regjimin diktatorial, Oltsen Gripshi në ‘Odeon’: Familja s’e pranoi që në fillim..

21:18, 11/05/2024
A+ Aa A-

Artisti, kuratori dhe historiani i artit Oltsen Gripshi rrëfeu në emisionin ‘Odeon’ gjithë kulmet artistike dhe jetësore. Me një veprimtari të shtrirë mes Italisë dhe Shqipërisë për shumë vite, për t’u zhvendosur përfundimisht në vendin amë, në qytetin e Durrësit, Gripshi rikthehet pas në kohë për të kujtuar si morën jetë ëndrrat, shkëndijat e të cilave lindën në fëmijëri,  për t’u profilizuar më vonë  në pikturë e më tej si kritikë e historian arti.

Gripshi u ndal te mosha e dëlirësisë, kur u shprehu dëshirën për pikturën familjarëve, të cilët fillimisht nuk e përqafuan. Në SYRI TV, profesori tregoi të veçantën e botimeve studimore e artistike, qasjen e tij ndaj arteve pamore sot, hezitimin e të rinjve për t’iu dedikuar artit, ndërsa zbuloi edhe projektin të cilin e cilësoi si nga më të rëndësishmit e vitit 2024, atë të realizimit të një bienaleje, që do të kapërcejë kufijtë e Shqipërisë, ngase pjesëmarrës do të jetë artistë të 13 shteteve.

‘Vërtetë në bashkëkohësinë tonë jetojmë në një realitet deri diku në prag të absurdit, pjesë së një të tëre, ku të shkolluarit gati-gati merret si një diçka e pavlefshme, po unë kam menduar gjithmonë e gjithmonë e kam dashur këtë gjë që shkollimi është liria dhe nëpërmjet studimeve universitare njeriu ka një lloj pjekurie më të madhe intelektuale, i krijon vetes ato liri të cilat ndoshta asnjë gjë tjetër në jetën e qenies njerëzore, në të jetuarit e tij në një kohështrirje apo në një kohë hapësirë nuk mund t'ia mundësoi, kështu që thënë kjo, dëshira e madhe për të studiuar arte e pikturë, unë e kam nisur që në vegjëli pikturën në shkollën fillore dhe gjithmonë kam pasur dëshirën e madhe për të ecur përpara në këtë  prizëm, por duke pasur gjurmë të një familje të persekutuar, nuk është përqafuar e nuk është dashur që në fillim kjo gjë.

Kur isha i vogël e kam ndjerë, por nuk e kam kuptuar se çfarë do të thoshte. Prindërit më thonin kur të rritesh do ta kuptosh se çfarë është ky perceptimi yti në këtë moshë. Kam mëshuar fortë në studime e mia, në formimin tim për t'i krijuar e për t'i dhënë vetes atë liri që ndoshta asgjë tjetër nuk mund të ta japi apo dhurojë. Me këto mendime të pjekura kam vijuar moshë pas moshe, hap pas hapi.

Kam udhëtuar brenda vetes, kam reflektuar mbi shumëçka që më rrethonte në të përditshmen time qofshin këto fenomenet apo momente të caktuara të jetës që njeriu sigurisht vendoset përballë disa të vërtetave dhe këto të vërteta pastaj kthehen në një pikë reflektimi dhe sigurisht frymëzimi për të vijuar për studimet e larta jashtë Shqipërisë. Jam larguar pa mbushur 18 vjeç dhe jam kthyer gati 30. 12 vite të jetuara jashtë, një periudhë moshore ndër më të bukurat do thoja.

Kjo periudhë jo vetëm është periudha e formësimit, të shkolluarit si intelektual, por për më tepër si njeri, që është shumë e rëndësishme. Këtë e kam vlerësuar skajshëm brenda vetes sime. Italia për mua mbetet ndër vendet më të bukura. Kam studiuar për pikturë vitet e shkollës së lartë në Akademinë e Arteve të Bukura të Veronës, një qytet ndër më të bukurit e Italisë’, tregoi Grishpi në ‘Odeon’.

Shpeshherë për vendin në të cilin jetoi për 12 vite, profesori thotë se gjeti strehëzën e shtëpisë së dytë, shtëpi e cila padyshim ka rëndësi themelore në rrugëtimin e tij, ngase përmes saj çeli udhën e gjatë në art, udhën e mundimshme, por me fitore e suksese profesionale të njëpasnjëshme.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco