Kur u nda nga jeta, ish-Kryeministri Mustafa Merlika Kruja Mustafa Merlika ne Kosove

Kur u nda nga jeta, ish-Kryeministri Mustafa Merlika Kruja

07:10, 28/12/2021
A+ Aa A-

Më 27 dhjetor të vitit 1958, u nda nga jeta, patrioti, politikani, gjuhëtari dhe studiuesi, Mustafa Merlika Kruja.

U lind në Krujë, në viti 1887, ku edhe ndoqi mësimet e para për t’i vazhduar më tej në Stamboll ku ra në kontakt me patriotët shqiptarë dhe pas përfundimit të studimeve, u emërua në disa pozicione drejtuese arsimi në Sanxhakun e Elbasanit.

Ishte një nga mbështetësit e kryengritjeve antiosmane ai dhe mbështetës i Ismail Qemalit në Kuvendin e Vlorës dhe një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Mustafa Kruja mbajti disa poste gjatë periudhës 1912- 1943. Ai u zgjodh si sekretar i parë i Qeverisë së Vlorës, Prefekt i Vlorës, Inspektor arsimi gjatë periudhës së Princ Vidit, pjesëmarrës në Kongresin e Durrësit dhe përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit, deputet në parlamentin e parë shqiptar dhe kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian.

U kthye në atdhe më 1939 pas pushtimit të Shqipërisë dhe largimit të mbretit Zog ku ishte një nga anëtarët e Këshillit të Epërm Fashist Koorporativ (Parlamenti). Më 1940, ishte një nga inisiatorët dhe drejtuesi i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe më 1941 zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.

Mustafa Kruja la pas një numër të madh veprash të çmuara për historinë, gjuhësinë, folklorin dhe publicistikën. Në shtator të vitit 1944 u largua për në Vjenë për probleme familjare dhe pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, zhvilloi veprimtarinë jashtë vendit së bashku me patriotë të tjerë.

Image

Image

Mustafa Merlika me familjen

Image

Mustafa Merlika ne Kosove

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco