‘Duke edukuar Ritën’ rikthehet në fundjavë në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve

‘Duke edukuar Ritën’ rikthehet në fundjavë në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve

11:52, 07/09/2021
A+ Aa A-

Suksesi botëror i vlerësuar më çmimin “Willy Russell”, vjen të shtunën dhe të dielën në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, në orën 20:00.

Kur parukierja e martuar Rita regjistrohet në një kurs universitar për të zgjeruar horizontet e saj në letërsi, nuk e kupton fare se ku do ta çojë udhëtimi.

 

Mësuesi i saj Frank është një akademik i shkëlqyer, poet i frustruar, alkoolist i  përkushtuar, që është pak entuziast për të marrë Ritën si studente, por kur këta dy njerëz mblidhen së bashku, shpejt kuptojnë se sa shumë  mësojnë  nga njëri -tjetri.

Kjo komedi e çmendur dhe e ngrohtë  fitoi zemrat e publikut në fund të korrikut kur u shfaq për publikun e Tiranës.

 

Shkruar nga një prej dramaturgëve anglezë më të mëdhenj ndonjëherë Willy Russell dhe me një nga aktorët tanë të dashur Mehmet Xhelili si Frank dhe duke prezantuar  Laura Nezhën gjithë sharm dhe akrobaci të zgjuara si Rita.

Ky prodhim i drejtuar nga Kiço Londo i  Teatrit Shëtitës ka marrë nga publiku vlerësime pozitive.

Për ta ndjekur nga afër këtë shfaqje mund të rezervoni në numrin 0694820625.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco