“Qielli shkundte yjet” është libri i fundit i shkrimtares Adelina Mamaqi. Autorja sjellë përjetimet e saj, të cilat i ndan në tri cikle: Jeta, Mërgimi dhe Dashuria. Mamaqi tregon pengun e saj më të madh dhe përlotet kur kujton largimin nga Shqipëria.
Nga SYRI TV.
Një nga autoret më të zëshme të letërisë për fëmijë, Adelina Mamaqi sapo ka botuar librin e saj të fundit të titulluar “ Qielli shkundte yjet”. Vëllimi poetik ndahet në 3 cikle për të cilat autorja rrëfehet.
Poezia për Adelina Mamaqin është melodia e shpirtit. Elemente natyrore, nostalgjia, problematika sociale dhe shumë tematika të tjera i gjejmë të shkrira me finesë në vargjet e shkrimtares. Mamaqi ndan me ne pengun e saj më të madh, teksa përlotet kur kujton ikjen në Itali tek i biri.
Janë 12 libra që presin dritën e botimit, ndërsa Adelina Mamaqi i fton të gjithë dashamirësit e poezive në rrugëtimin tridimensional që përshkon vëllimin e saj poetik.
© SYRI.net