Dokument/ FSHF zbardh vendimin: Ja 6 ndeshjet që trukoi Skënderbeu

Dënimi i dhënë nga Komisioni i Etikës për heqjen e titullit kampion të Skënderbeut është ndoshta një nga më të rëndësishmit në historinë e futbollit shqiptar, pasi ndryshon plotësisht perceptimin ndaj manipulimit të ndeshjeve dhe trajtimin e ngjarjeve të tilla.

Rreth një muaj nga ky vendim, ditën e sotme FSHF ka reaguar duke hedhur dritë përse skuadra korçare është dënuar.

Në raportin e plotë janë publikuar 6 ndeshje ku Skënderbeu dyshohet se ka manipuluar rezultatin por çudia më e madhe ndodh me ekipet humbëse ndaj të cilave nuk është marrë asnjë dënim për manipulim të rezultatit.

Komisioni i Etikës në FSHF vendosi t’i heqë titullin kampion Skënderbeut në sezonin 2015-2016.

Ndeshjet që ka manipuluar Skënderbeu:

KF Elbasani vs. Skënderbeu 1:4 (25.01.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. KS Flamurtari 3:1 (18.02.2015) “Kupa e Shqipërisë”

Skënderbeu vs. KF Tirana 2:1 (21.09.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. KF Laçi 2:1 (20.04.2016) “Kupa e Shqipërisë”

Vendimi i plote i FSHF-se per Skenderbeun