Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra, mposht Tiranën në finale
Flamurtari i femrave në basketboll ka fituar Superkupën e Shqipërisë.
Vajzat vlonjate ia dolën të mposhtin Tiranën në finale me rezultatin 59-81.
Të gjitha periodat u dominuan nga Flamurtari në Pallatin e Sportit “Apolonia” të Fierit.
10-17, 15-19, 16-23 dhe 18-22 ishin rezultatet e periodave që dërguan tjetër kupë në Vlorë për basketbollin e femrave.
Më parë Tirana kishte mposhtur në finalen e Kupës pikërisht Flamurtarin.
Po ashtu ky rivalitet i dha dhe titullin kampion vajzave bardheblu, që pësuan disfatë në finalen e Superkupës.