SYRI TV/ Mosbindja civile pëfshinë Këshillin Bashkiak, Teliti: Mazhoranca shkeli rregulloren në këshill
Mosbindja Civile e opozitës ka përfshirë këtë të martë edhe Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës nuk kanë lejuar vijimin e mbledhjes, pas shkeljes së rregullores nga ana e mazhorancës socialiste.
Në një intervistë për Syri TV, Nënkryetari i këshillit bashkiak, Dorian Teliti akuzoi Erion Veliajn se kaloi aketet korruptive vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës.
SYRI TV
Mosbindja Civile e opozitës ka përfshirë edhe Keshillin Bashkiak të Tiranës.
Anëtarët e këshillit Bashkiak të Opozitës pasi nuk iu dha fjala për procedurë nga ana e kryetarës së këshillit, nuk lejuan vijim e kësaj mbledhjeje.
Shkeljen e rregullores nga ana e anëtarëve të mazhorancës e ka denoncuar nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, i cili në një intervistë për SYRI TV theksoi se opozita do të vijojë me mosbindjen civile edhe në këtë institucion.
Teliti akuzoi Veliajn se kaloi aktet korruptive vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës socialiste.
Opozita ka zhvilluar 27 protesta përpara Bashkisë së Tiranës ku kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranë, i cili nuk ekziston si objekt si dhe për skandalin me kompaninë 5D.