Berisha: Ky ishte vetëm fillimi! Ju që kërkuat të digjnit të gjallë protestues për bindjet e tyre politike, ua kaloni edhe talebanëve

Lideri i opozitës, Sali Berisha në ditën e 281 të tubimit qytetar tha se beteja e djeshme dëshmoi fillimin e madh të misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha tha se ky ishte vetëm fillimi dhe u bëri thirrje edhe njëherë shqiptarëve të ngrihe në këmbë.

FJALA E BERISHËS:

Beteja e djeshme dëshmoi zgjimin e luanit.
Beteja e djeshme dëshmoi se ishte fillimi i madh i misionit tonë të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri.
Prania masive e të rinjve në këtë betejë ishte oguri i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë.
Ju kriminelë që helmuat një lagje të tërë edhe para se demonstruesit të mbërrinin para parlamentit me gaze toksike.
Ju që helmuat fëmijë që ktheheshin nga shkolla.
Ju që derdhët plumba shotgani mbi qytetarët që ktheheshin në rrugë.
Ju narkobanditë me këto akte, treguat fytyrën e urryer të Edi Ramës.
Kurse ju luftëtarë të vërtetë të lirisë, ishit dje ndërgjegjja e juaj dhe e kombit tuaj.
Ishit zëri i atyre që heshtin.
Ishit ndërgjegjja e çdo qytetari evropian që reagon me guxim ndaj çdo forme tiranie.
Ju që kërkuat të digjnit të gjallë protestues për bindjet e tyre politike, ju ua kaloni edhe talebanëve.
Jeni vëllezër me talebanët.
Ndaj dhe u them sot se ky ishte vetëm fillimi.
Thirrja ime edhe njëherë, shqiptarë në këmbë.
Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.