Berisha-protestuesve: Ju zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite

Lideri i opozitës Sali Berisha ka vlerësuar nisjen e mosbindjes civile të demokratëve dhe qytetarëve kundër narkoregjimit të Edi Ramës, si më të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite.

‘Ju zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Por sonte, në emër tuaj, unë dua t’u përcjell një përshëndetje vëllazërore të gjithë atyre burrave dhe grave, të rinjve, të rejave, të moshuarve që firmosën dje në cunamin e mosbindjes civile, fillimin e betejës së madhe të fitores sonë.

Në emër tuaj, dua t’u them se ata kanë ardhur shumë herë në Tiranë, por asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë qenë si mbrëmë në Tiranë.

Ju gra dhe burra, të rinj dhe të reja, adoleshentë, pensionistë, inauguruat mbrëmë misionin e ri më të rëndësishëm, më fisnik të jetës suaj.

Ju nuk erdhët mbrëmë në Tiranë për festë, miting elektoral, ju nuk erdhën mbrëmë në Tiranë për protestë.

Jo, secili prej jush mbrëmë i njoftuar siç e do rregulli, erdhët jo për protestë, për mosbindje civile. Pra, erdhët për betejë.

Ju mbrëmë, pa asnjë detyrim nga askush, iu përgjigjët thirrjes së ndërgjegjes suaj dhe erdhët për betejë. Ju në fakt mbrëmë zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen, më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite.

Ju, duke tejkaluar cdo parashikim erdhët mbrëmë për t’u ndeshur me regjimin, pavarësisht nga pasojat që kjo ndeshje mund të kishte sepse ky regjim i kishte shpallur luftë opozitës. Është një armik i egër i popullit opozitar.

Ju e dini mirë se të përballeni me Edi Ramën, i cili Kushtetutën e ka shndërruar në Olta Xhaçkë, parlamentin e ka shndëërruar në Spirogjokë, qeverinë e ka zëvendësuar me Lubi Ballukun apo Tao Taon, ligjet e vendit i ka zëvendësuar me Irenën me 5 mbiemra, xhelatë të sigurimit dhe Altinë të pyetjes 1 milion euro, nuk është e lehtë, por ju erdhët sepse keni vetëdijen e plotë se Edi Rama nuk fiton, por grabit zgjedhjet.

Ju erdhët se jeni të bindur se Edi Rama me serial killerat e tij, me bandat e tij, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve, me industrinë e blerjes së votës dhe të drejtës së saj, me partinë shtet kontrollon votën tuaj dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim.

Ju jeni të bindur se pa votën e lirë nuk ka kurrë rotacion, por pushtet autoritar që nuk ikën për dekada.

Ju dolët në shesh të mejdanit kundër diktaturës me një nga 77 format e mosbindjes civile.

Sepse ju e keni të qartë se burgosja politike është akt i diktaturave, se me burgosjen e udhëheqjes politike në vit elektoral, lidhet vendimi i Edi Ramës për një mandat të katërt.

Ju erdhët në shesh të betejës sepse e dini se kontrolli i drejtësisë është tipar i diktaturës së bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve siç ishte dje në ideologjinë komuniste.

Ju dolët dje në shesh të mejdanit sepse ju nuk pranoni vendosjen e diktaturës së bandave, në të cilën narkodiktatori kontrollon me dorë të hekurt qeverinë, parlamentin, presidentin, shërbimin e fshehtë, drejtësinë dhe i ndërsen ata si vegla kundër opoziëts për të shtypur atë, për t’i vjedhur asaj votën, për të vjedhur dhe pasuruar veten dhe sojin e tij.