VIDEO/ Stafuka mesazh Ramës: Fillimi i fundit tënd sapo ka nisur

Gazetari Eraldo Stafuka, mbajti fjalën e tij sot në tubimin, poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Stafuka, ndër të tjera i bëri thirrje Ramës, të lirojë Salianjin dhe Berishën nga burgu politik, teksa shtoi se “fillimi i fundit të tij, sapo ka nisur”.

Në të gjitha studio televizive debati ishte 'u bë apo su bë dhunë', por çështja nuk është kjo, çështja është se pse ata reaguan në atë formë?

Kur ti asgjëson liritë, asgjëson shëndetësinë, arsimijn, sigurinë, demokracinë, çfarë prêt të bëjnë qytetarët?

Të bëjnë thirrje ti arrestojnë dhe ata?

Jo, kurrë!!

Demokratët do reagojnë dhe do reagojnë më fuqishëm në protestat që do vijnë.

Kam një thirrje për të gjithë drejtuesit e PD, zgjedhjet janë shumë afër, ka një mllef shumë të madh tek njerëzit, mllef që ata e shfaqin në kafenetë e qyteteve dhe për 1001 arsye nuk ishin ne shesh.

Në duhet të bindim ato njerëz që ditën e zgjedhjeve të jenë në qendrën e votimit, sepse vetëm me votë do ta largojmë Edi Ramën.

Kam vetëm një thirrje për Edi Ramën, liro Ervin Salianjin, liro Sali Berishën, liro demokracinë, sepse fillimi i fundit tënd sapo ka nisur.