Emiri: Plagët i kam të gradës 2-3! Arrestimi i Berishës dhe rritja e pensionit, fyerje e inteligjencës për shqiptarët

Në një lidhje direkte nga spitali për TASK FORCE në SYRI TV, Kujtim Emiri, protestuesi i djegur nga policia me molotov në protestën e mbrëmshme të opozitës kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, ka folur për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Emiri theksoi se plagët e tij nga djegia me molotov janë të gradës 2 dhe 3 dhe se ai duhet të vijojë mjekimin intensiv për 2 javë.

Gjithashtu protestuesi u shpreh se shqiptarët kanë një mijë e një arsye për të protestuar, pasi nuk ka fyerje më të madhe për inteligjencën që t’i rrisësh pensionin me 20 lekë në ditë.

Intervista në studio:

Emiri: Dje kur erdha këtu kontastuam një gradë djegie 2 dhe sot në shumë zona ka shkuar 3. Kur shikoj që një molotov u hodh për te dera e bashkisë por diku u pengua nga degët e pemëve dhe i shkoi policisë te këmbët. Ata me përgatitjet që kanë për këto situata mund të largoheshin nga molotovi dhe mund ta fiknin me fikëse që mund ta kryenin këtë punë, kurse për lehtësi ai i futi një shkelm dhe mund ta ngrinte edhe lartë për të na djeg nëpër surrat por shyqyr zotit rrëshiqi dhe erdhi te këmbët e mia direkt ku dhe shpërtheu. Nga gjunjët e poshtë unë i ka shumë të dëmtuar.

Meço: Çfarë ju kanë thënë mjekët?

Emiri: Tani do bëjmë punën tonë jemi në vazhdim e sipër por të paktën 2 javë duhet të rri në mjekim intensiv.

Rasti im ishte i pastër fare kur policët e goditi kur e kishte te këmbët dhe ma hodhi mua. Ata mund ta linin të shpërthente por e hodhi në drejtimin tonë. Unë isha rreth 6m larg policit.

Meço: Për çfarë protestonit dje zoti Emiri?

Emiri: Për të gjitha gjërat ka një mijë e një arsye për të protestuar. Kjo qeveri bën gjoja një moskokëçarje, ju protestoni ne ju bllokojmë dhe ju çojmë në shtëpi. Dje u kalua në një stad tjetër. Kjo që quhet molotov. Nuk është molotovi i parë që përdoret në protesta në Shqipëri apo edhe në vende të tjera shumë demokratike por janë metoda të protestuesve.

Burgosja e liderit të opozitës, ose makinacionet për hapjen e çështjes së ‘21 janarit’, kur në 21 janar o ka pasur protestë të dhunshme si ajo nuk ka pasur protestë tjetër në Shqipëri në atë lloj derexheja. Kemi edhe një mijë arsye të tjera për të protestuar. Unë jamë pensionist. Nuk ka fyerje më të madhe inteligjence kur i thua shqiptarëve që do u ngrihet pensioni 20 lekë në ditë, këto janë turp dhe ca gjëra që nuk ka njeri ta mbajë.