Helmimi masiv i banorëve nga uji i pijshëm/ PD Dibër: Kriminale! Rastet shtohen dhe asnjë nuk flet

Partia Demokratike Dega Dibër ka denoncuar gjendjen alarmante të banorëve të Njësive Administrative Kastriot dhe Fushë Çidhën, të cilët janë helmuar masivish nga kontaminimi i ujësjellësit të Sopanikës.

Sipas reagimit në Facebook, PD Dibër thekson se ‘dje dhe sot gjithë ditën urgjenca dhe spitali plot me banorë të helmuar, fëmijë, gra etj. me të vjella, me dhimbje të forta barku’, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër, nga Drejtoria e Spitalit Dibër, nga Bashkia Dibër.

‘Çfarë po ndodh në këtë vend. Uji i kontaminuar i ujësjellësit të Sopanikës. Asnjë njoftim për përdorimin e ujit apo për mospërdorimin. Rastet vijnë duku u shtuar e askush nuk flet...kjo është kriminale...më shumë se paaftësi..mos pini ujë nga ky ujësjellës derisa dikush nga gjumashët e qeverisjes të kujtohet e të kontrollojnë ujin,është apo jo i pijshëm...’, thuhet në reagimin e PD Dibër.

Postimi i plotë:

Helmim masiv nga uji i pijshëm për popullatën e Njësive Administrative Kastriot ( fshatrat Kandërr, Brest etj. Njësia Administrative Fushë Çidhën ( fshatrat Blliçe, Laçes, Fushë Alie etj.).

Dje dhe sot gjithë ditën urgjenca dhe spitali plot me banorë të helmuar, fëmijë, gra etj. me të vjella, me dhimbje të forta barku etj.

Asnjë reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër, nga Drejtoria e Spitalit Dibër, nga Bashkia Dibër etj.

Çfarë po ndodh në këtë vend. Uji i kontaminuar i ujësjellësit të Sopanikës. Asnjë njoftim për përdorimin e ujit apo për mospërdorimin. Rastet vijnë duku u shtuar e askush nuk flet...kjo është kriminale...më shumë se paaftësi..mos pini ujë nga ky ujësjellës derisa dikush nga gjumashët e qeverisjes të kujtohet e të kontrollojnë ujin,është apo jo i pijshëm...

MË POSHTË KENI NJOFTIMIN QË TREGON QARTË NIVELIN E NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE.