Mbappe shpallet ‘Lojtari i Muajit’ te Reali

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e më të mirit të muajit te Real Madridi.

Francezi fitoi garën me Militaon, Rodrygon, Carvajal dhe Bellingham.

Mbappe realizoi 5 gola dhe një asistim në muajin e kaluar, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë na La Liga.

Kylian Mbappe po ashtu mungoi në ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit për shkak të një lëndimi.

Sulmuesi francez e realizoi dëshirën e tij të hershme këtë verë, duke iu bashkuar klubit mbretëror nga PSG-ja si transferim i lirë.