Abilekaj: Protesta e djshme ishte e veçantë, dha shembull se si duhet të funksionojë rezistenca

Enton Abilekaj  gazetar, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi protestën e djeshme të organizuar nga opozita.

Abilekaj tha se ajo e djeshmja ishte protestë jo e zakonshme dhe e veçantë, për atë që solli dhe për mënyrën se si u realizua.

Ishte një protestë jo e zakonshem e veçantë, për atë që solli dhe për mënyrën se si u realizua, por që të mos merremi shume me protestën, sepse u pa, unë besoj se që ajo dha një shembull se si duhet të funksionojë rezistenca, jo thjeshtë mosbindja civile, sepse ajo është shumë më paqësore se rezistenca.

Por, rezistenca ndaj një regjimi që ka prishur çdo insititucion në Shqipëri, duhet të funksionojë në këto mënyra.

Duke i goditur institucionet dhe duke ju thënë atyre që ne jemi  të paprekshëm, nëse ata shkelin mbi ligjin dhe qytetarët.

Kështu që mendoj se ky mesazh u dha shumë mirë, problem është 'pas protesta' tek vazhdimi i asaj mosbindjeje civile, ose rezistence.