Mosbindja civile do të vijojë/ Vokshi: Protesta arriti qëllimin dhe objektivin e saj

E ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv ka qenë e ftuar deputetja Albana Vokshi. Ajo ka komentuar protestën e një dite me parë të opozitës shqiptare.

Albana Vokshi: Protesta e djeshme e thirrur si mos bindje civile, nëse u referohemi numrave të pjesëmarrësve, nëse i referohemi që të gjithë qytetarët vershuan nga çdo cep i Shqipërisë për të ardhur për të qenë pjesë e kësaj proteste. Unë besoj se ishte një përgjigje ndaj thirrjes së opozitës që e ka arritur qëllimin e saj, e ka arritur objektivin e saj. Ishte gjithë bulevardi i tejmbushur . të mos harrojmë se kur thirret mosbindje civile numrat e pjesëmarrjes, përgjithësisht nuk janë të mëdhenj. Sepse mosbindje do te thotë se nuk i bindesh ligjeve të caktuara, urdhrave të caktuar të qeverisjes, pra të shtetit. Çdo qytetar që merr pjesë në këtë protestë e di që do të ketë përballje. E dimë tashmë që Edi Rama nuk ka më përkrahje. Që të gjithë qytetarët edhe ata që ishin në protestë edhe ata që nuk ishin, janë të zëmëruar me qeverisjen e Edi Ramës.

Por ama sheshi u mbush me guximtarë, me ata që pranuan që dje të nisnim rrugën e përbashkët të përballjes. Dje ishte mesazhi i parë që ju dha Edi Ramës dhe keqqeverisjes së tij. Ishte protesta e parë e mosbindjes civile. Të tjera do të vijnë më pas. Dje ishte fillimi.

Nëse sapo kemi mbaruar një mbledhje të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, zoti Noka me te gjithë drejtuesit politike. Bëmë një analizë të protestës së djeshme dhe me pas u hodhën edhe mendime e sugjerime të cilat do të diskutohen edhe me drejtues të tjerë të Partisë Demokratike. Më besoni ka shumë forma të mosbindjes civile. Një pjesë ishin dakord që të mos përqendrohemi vetëm në Tiranë dhe sigurisht mosbindje civile do të shtrihet në çdo qark apo në qytetet kryesore të Shqipërisë. Dhe të gjithë këto u mbajtën shënim për tu diskutuar me forumet e partisë dhe për të vijuar me protestat e radhës.  Ende nuk kemi një vendim përfundimtar për protestën, mosbindjen civile të radhës , Nuk do humbasim kohë, ndaj u mblodhëm menjëherë sot për të diskutuar dhe për të marrë vendimin për aksionet e tjera. Do të kemi edhe kontakte intensive me faktorin ndërkombëtar, një pjesë e mirë e të cilit ka qene e dezinformuar për shkak të propagandës, lobimeve të Edi Ramës, të ministrave dhe kësaj mazhorance. Pra do të shtrihemi në të gjithë aspektet, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kisha takim në Marok. Ishte akademia e vjeshtës e EPP dhe kisha mundësi të parashtroja problematikat e e Shipërisë me ikjen e shqiptareve për shkak të shuarjes së shpresës. Informova takimin për të gjithë situatën në Shqipëri. E shpjegova se jemi në autokraci dhe kemi një njeri që ka në duar të gjithë pushtetet. Shpjegova që kemi korrupsion dhe një qeveri të lidhur me krimin e organizuar që janë bërë palë bashkë. Dhe që po ikën pjesa me aktive e popullsisë në Shqipëri.

Shpjegova se ne Shqipëri ka tashmë të burgosur politike. Kryetari i opozitës është në arrest politik. Pasi Edi rama kontrollin edhe drejtësinë të cilën ai po e përdor për të shkatërruar opozitën shqiptare. Shpjegova edhe rastin e deputetit Salianji...Shpjeguam se tashme është instaluar një narkodiktaturë në Shqipëri....