Theo dënohet me dy ndeshje pezullim, ‘shpëton’ për takimin me Napolin

Theo Hernandez do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Milanit kundër Udinese dhe Bolognas, por do të jetë ndaj Napolit. Gjyqtari sportiv e sanksionoi kështu mbrojtësin francez të kuqezinjve për shkak se, në fund të ndeshjes ndaj Fiorentinës, disa herë dhe në mënyrë të çrregullt kishte drejtuar një kritikë seriozisht mosrespektuese ndaj arbitrit kryesor.

Referenca është për kartonin e kuq që iu dha nga Pairetto në fund të ndeshjes Fiorentina-Milan 2-1.

Francisco Conceiçao, megjithatë, i përjashtuar për shkak të kartonit të verdhë të dyfishtë në Juventus-Cagliari 1-1 me shumë polemika, do të detyrohet të qëndrojë jashtë vetëm për sfidën e ardhshme të bardhezinjve kundër Lazios në “Allianz Arena”.

Për portugezin ka edhe një gjobë 2 mijë euro për “paralajmërim të dyfishtë nga arbitri kryesor, sjellje jo korrekte ndaj kundërshtarit dhe simulim në zonën e rreptësisë së kundërshtarit”.

Mes trajnerëve, skualifikim me një ndeshje dhe 5000 euro gjobë për Raffaele Palladinon e Fiorentinës. Sa i përket klubeve, 12 mijë euro gjobë ka marrë Fiorentina, nga 5 mijë euro Monza dhe Roma, 3 mijë euro Venezia, 2 mijë euro Verona dhe një mijë euro Juventusi.