Meta: Borxhi për frymë është rritur 2.6 herë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe.

Meta theksoi se përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës.

Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet.

Meta: Mirënjohje dhe falenderim për dhjetëra mijëra qytetarë dinjitozë, kurajozë dhe guximtarë, që folën qartë me protestën dhe zemëratën e tyre legjitime kundër Narkoshtetit të Edi Ramës, i provuar tanimë si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të dinjitetit njerëzor, por edhe të interesave kombëtare të mbarë shqiptarëve.

Ngritja e qytetarëve dhe përshkallëzimi i domosdoshëm i protestës qytetare dhe përballja pa kthim dhe me çdo çmim me Narkoshtetin është tanimë e vetmja rrugë dhe alternativë që ka mbetur për të rivendosur shtetin ligjor dhe llogaridhënien, për të mbrojtur dhe garantuar rikthimin e pluralizimit politik, të demokracisë dhe njëkohësisht sigurinë e familjeve shqiptare.

Narkoshteti nuk do të ketë më asnjë minutë paqe dhe ai e kuptoi qartë se beteja e tij me qytetarët nuk do të fitohet kurrë duke helmuar popullin me gaz dhe as duke përdorur dhunën dhe provokimet e Narkopolicisë.

Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e NarkoPushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Çdo shtet ka mafien e tij, por dihet botërisht se këtu mafia ka shtetin e vet dhe një falenderim të vecantë për të gjitha mediat Botërore për pasqyrimin e jashtëzakonshëm që I kanë bërë protestës së mbrëmshme. Ndaj shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Ramaës është objektivi dhe misioni kryesor për të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë dhe me dinjitet!

Ndërkohë edhe vendimi më i fundit i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve në masën 20% nxorri zbuluar fytyrën e vërtetë të “Rilindja” që vëmendjen kurrësesi nuk mund ta ketë tek shtresat më në nevojë por sesi të gllabërojë miliarda euro me inceneratorë që nuk ekzistojnë, me koncencione, me mijëra tendera sekretë, me PPP-të korruptive të cilat janë të gjitha në hetim dhe klientelistë, si dhe me rrugët më të shtrenjta në Botë.

Ndërsa Kosova, me një buxhet gati dy herë më të vogël se Shqipëria, rrit pensionet 5 herë më shumë se ne këtu, Edi Rama tallet dhe mashtron pensionet duke u indeksuar pensionet në nivelin qesharak 4.1%, ndërkohë që masa e pensionit në Kosovë është dy herë më ë madhe se sa në Shqipëri.

Qeveria kishte kohën dhe mundësitë financiare që të rriste në mënyrë të plotë pensionet gjatë tre mandateve të qeverisjes por kurrë nuk e realizoi duke varfëruar dhe zhytur në një gjëndje mjaft të rendë sociale mbi 790 mijë pensionistë.

Për të vlerësuar performancën e qeverisjes në raport me rritjen e mireqenies të pensionistëve, ka dhe disa tregues të tjerë që meritojnë të analizohen për periudhën 2013-2024.

Borxhi për frymë është rritur 2.6 herë
Ndërkohë në vitin 2014 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 67 % e pagës minimale, ndërsa në fund të tremujorit të parë të vitit 2024 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 46% e pagës minimale, pra nga 67% zbriti në 46%, ndërkohë që cmimet janë rritur gati 2- fish, nga 50% që kanë qënë në mesataren e Bashkimit Europian, tani kanë kaluar në 90% të cmimeve në vendet e BE-së.

Ndaj dyfishimi i pensioneve, për të arritur në mesataren e rajonit është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.
Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Po kështu duke garantuar Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Si dhe do të garantojmë rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.