‘Kriminelët me uniformë tentuan të digjnin të gjallë protestuesin’/ Blushi: E kanë personale me qytetarët e opozitën! Ndëshkim pa mëshirë për narkoshtetin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka shpalosur fytyrën e vërtetë të narkopolicisë, që sipas tij tentoi të digjte të gjallë protestuesin.

Pavarëisht se shfaqej paqësor, protestuesi siç tregohet në videon e publikuar nga Blushi, u përfshi nga flakët, ndërsa punonjësit e policisë nuk u përpoqën ta ndihmonin.

Sipas Blushit, një veprim I tillë, tregon se kriminelët me uniform të Ramës e kanë personale me me qytetarët dhe me opozitën.

Fytyra e vërtetë kriminale e Narkopolicisë që tentoi mbrëmë të digjte të gjallë protestuesin paqësor!

Këta kriminelë me uniformë, që tentojnë të marrin jetë njerëzish për të mbajtur me gjak në pushtet, Kryehajdutin, Kryebanditin dhe Kryetradhëtarin e kombit, Edi Rama, e kanë personale me qytetarët dhe me opozitën.

Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar pa mëshirë dhe me çdo çmim Narkoshtetin.