Italia në alarm për krimet ndaj të miturve/ Në një dekadë, abuzimet në familje u rritën me 34%, më të prekura vajzat

Shteti fqinj, Italia raporton një numër në rritje të rasteve të abuzimit në familje, kryesisht të të miturve. Të dhënat e raportuara nga autoritetet italiane tregojnë se përgjatë një dekade, abuzimi u rrit me 34 %.

Shërbimi i Analizës së Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale ka përpiluar të dhënat, të cilat theksojnë se një ndër krimet më të përhapura, që shënojnë edhe rritjen më të madhe, janë abuzimi në familje: 2843 raste, të cilat janë rritur me 6% që nga viti 2022 dhe mbi dyfishuar që nga viti 2013.

Të dhënat të cilat iu prezantuan edhe Dhomës së Deputetëve mbi , në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të 'Vajzave të Vogla', rezulton se  janë pikërisht vajzat dhe të rejat ato që janë më të prekura nga krimet ndaj të miturve, në 61% të rasteve ato janë viktima.

Kjo përqindje është nxitur kryesisht nga krimet seksuale: duke filluar nga dhuna seksuale dhe dhuna e rënduar seksuale, të cilat respektivisht shohin 89% dhe 85% të viktimave femra, kryerjen e akteve seksuale me të mitur (79% e viktimave janë femra), posedimi i materialeve pornografike dhe korrupsioni i të miturve (të dyja me 78% të viktimave femra), deri në prostitucion dhe pornografi me fëmijë (në të dyja viktimat janë 64% vajza ose gra të reja). ANSA.