VIDEO/ Alimehmeti: Fjalët kanë marrë fund dhe tani mbetet veprimi, vendi është në diktaturë

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqi për të diskutuar mbi protestën e opozitës ishte, Ilir Alimehmeti.

Alimehemeti është shprehur se as në nivelet e bazës së PD e as në ato njerëz që nuk janë pjesë e politikës nuk e thonë që jemi në pikën e diktaturës ku po asgjësohet të drejtat dhe liritë.

"Kritika do të ketë gjithmonë dhe ne këtë moment ndodhemi dhe nuk ka më vend për fjalë. Për fjalë të lirë dhe të ndershme sot në Shqipëri burgosesh. Fjalët kanë marrë fund dhe tani mbetet veprimi.

A mundet kjo të vazhdojë dhe të gjejë baza në kohë mbetet për tu parë dhe ju dha një mesazh shumë të qartë ku u pasqyrua në çdo media ndërkombëtare. Vjen një moment kur njerëzit thonë bollgur ti i ke shkelur deri në pikën ku nuk mbanë dot më.

Është prishur kontrata sociale mes zgjedhjeve dhe të zgjedhurve dhe mbetet në dorë të popullit pastaj, protesta do të thotë zemëratë dhe që nuk je dakort me veprimet e qeverisë. E nesërmja do të zbulojë nëse i kanë vendosur gishtin kokës ata që duhet të reagojnë. As në nivelet e bazës së PD e as në ato njerëz që nuk janë pjesë e politikës nuk e thonë që jemi në pikën e diktaturës ku po asgjësohet të drejtat dhe liritë."