Lezhë/ Makina përplas motomjetin, dëmtohet një person

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në fshatin Tale të Lezhës.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motomjet. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motomjetit. I dëmtuari është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.