OKB thërret për një renovim, por Kina reziston. Pse?

Sesioni i vjeshtës në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së është në zhvillim të plotë. Bëhen fjalime, akuza të ndërsjella të cilat fluturojnë nëpër sallën e mbledhjeve dhe herë pas here miratohet ndo një rezolutë. Dhe në mes të purgatorit qëndron Sekretari i Përgjithshëm Guterres i cili 

që nga marrja e detyrës në vitin 2017, ka qenë i etur për të reformuar strukturën dhe funksionimin e OKB-së. Sfondi i zymtë i fjalimit të tij dhjetë ditë më parë ishin luftërat e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. "Ne kemi nevojë për institucione të forta, gjithëpërfshirëse dhe legjitime globale për të trajtuar sfidat e së sotmes dhe të së nesërmes," tha ai në një sallë pothuajse të mbushur.

Guterres e ka të qartë se OKB-ja e sotme është e skaduar në afat!. Ministri i Jashtëm i Indisë S. Jaishankar pohoi të njëjtën gjë dhe këtë, ai e bëri me forcë. Jaishankar përfaqëson vendin më të populluar në botë, por nuk është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka pak indikacione se do të hyjë në të ardhmen e parashikueshme, sepse Kina nuk e do konkurencën!

Një vështrim i shpejtë në faqen e internetit Worldometer tregon se India ka mbi 1.450 milion banorë, por do ketë edhe më shumë. Sipas një raporti, vendi do të arrijë kulmin e popullsisë, 1690 milionë gojë për të ushqyer në vitin 2054. Ndërsa në të njëjtën kohë, popullsia e Kinës do të jetë në rënie të lirë. Kur të përfundojë shekulli, popullsia e sotme prej mbi 1,400 milionë mund të përgjysmohet.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit; Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca e  kanë të drejtën e vetos. Nëse njëri prej tyre voton kundër një rezolute të propozuar, ajo vritet në vend. Kjo do të thotë në praktikë se, vendet janë  Franca (66 milionë) dhe Britania e Madhe (69 milionë) mund të bllokojnë çdo vendim. Në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, kur u krijuan Kombet e Bashkuara, të dyja ishin të mëdha dhe të rëndësishme. Sot, ata kanë humbur shumë nga fuqia e tyre e mëparshme, nuk janë as në listën e pesë vendeve më të pasura në botë të matur me produktin e brendshëm bruto (PBB), sepse këtu gjejmë SHBA, Kinën, Japoninë, Gjermaninë dhe Indinë!

Në kushte të tilla, është e lehtë të kuptohet se India kërkon të drejtën e saj. Pas një procesi të gjatë të përpjekjes , pothuajse të gjitha vendet anëtare të OKB-së mbështesin kërkesën e Indisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, Norvegjia kishte propozue më heret këtë ndryshim.  Gjatë vizitës së tij zyrtare në Nju Delhi në vitin 2001, kryeministri i atëhershëm Jens Stoltenberg tha qartë se India bën pjesë në Këshillin e Sigurimit. Ai shtoi se ishte një qëndrim parimor i bazuar në atë se si duhet të jetë OKB: "Unë nuk jam domosdoshmërisht dakord me gjithçka që ata thonë dhe bëjnë, por besoj se Këshilli i Sigurimit duhet të ketë një përbërje që pasqyron botën ashtu siç duket".

Dhe pikërisht ky është thelbi!

Por këtu shfaqet Kina, fortesa e socializmit dhe modeli i vetëshpallur për të gjithë popujt e shtypur të botës. Për shumë vite Republika Popullore e Kinës u mbajt jashtë OKB-së. Vendi i Kinës shkoi në vend të Tajvanit të vogël. Shumica e njerëzve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përfundimisht e kuptuan se marrëveshja ishte e paarsyeshme, por në vitin 1971 Kina mori përsipër anëtarësimin dhe vendin e përhershëm të Tajvanit në Këshillin e Sigurimit.