Tentoi të kalonte me pasaportë false, arrestohet 42 - vjeçari malazez në Rinas

Një 42 vjeçar malazez është arrestuar nga policia në Rinas pasi tentoi të kalonte me pasaportë false.

Këtij shtetasi iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër italian.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa 42 vjeçari u arrestua për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi:

PKK Rinas

Kishte me vete pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi false, arrestohet në dalje të Shqipërisë, shtetasi malazez.

Sekuestrohen dokumentet.

Në vijim të verifikimeve në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar se shtetasi malazez I. V., në dalje të Shqipërisë, kishte paraqitur në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar. Gjatë kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale, këtij shtetasi iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër, italian.

Të treja dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi I. V., 42 vjeç u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.