Franca lëshon paralajmërim për 19 rajone, shkak rreziku i përmbytjeve dhe stuhive

Një paralajmërim është lëshuar për 19 provinca në Francë për shkak të përmbytjeve dhe stuhive të parashikuara.

Ekipet e zjarrfikësve iu përgjigjën më shumë se 20 incidenteve të shkaktuara nga moti i keq në dhe rreth Lionit, shkruajnë mediat vendase.

Meteo France, agjencia kombëtare meteorologjike, paralajmëroi për erërat që mund të arrijnë shpejtësinë 150 kilometra në orë në provincat Pyrenees-Atlantiques dhe Hautes-Pyrénées, dhe për përmbytjet që mund të shkaktohen nga shirat e dendur në shumë provinca, përfshirë rajonin Ile-de-France dhe kryeqytetin Paris.

Përmbytje janë raportuar në Lion ku shirat e dendur kanë bërë që lumi Rhône të derdhet. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve iu përgjigjën më shumë se 20 incidenteve të shkaktuara nga moti i keq në dhe rreth Lionit, autoritetet u kërkuan qytetarëve të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rënies së pemëve.